Opozita: Vetëm Pakoja për veriun

Partitë politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë kundërshtuar fuqishëm çfarëdo zgjidhje të problemit të veriut jashtë Pakos së Ahtisaarit.


Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu ka thënë për “Epokën e Re”, se institucionet e Kosovës të vetmin veprim që duhet ta bëjnë është komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët e veriut.

“Për veriun kemi planin e Ahtisaarit. Nëse dëshirojmë serbëve t’u japim garanci me biseda të drejtpërdrejta për këtë plan personalisht nuk jam kundër. Po flas si individ që kam përvojë të gjatë politike”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se nga bisedat e drejtpërdrejtë me qytetarët serbë nuk kanë asgjë të keqe.

Edhe anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë për “Epokën e Re” se ky subjekt politik nuk do ta përkrahë Qeverinë për bisedime të reja për veriun.

“Është e papranueshme që Qeveria e Kosovës të hapë çfarëdo bisedimesh me Qeverinë e Serbisë për çështjen e veriut”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket integrimit të veriut. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakTiranë, vranë gardianin e burgut 313, arrestohen autorët
Artikulli vijuesHumbja morale nga lufta në afganistan