Thotë Ibën Batuta:
Më kan treguar njerëz besnik nga banorët e këtyre ishujve, si: Fekihu Isa el jemenij, fekihu el mual-lim alij, gjykatësi Abdullah dhe njerëz të tjerë;që banorët e këtyre ishujve ishin pabesimtar dhe atyre u shfaqej iblisi për çdo muaj. U vinte me një anë të detit, sikur të ishte hypur me një mjet i cili ndriçonte nga kandilët.
Banorët e këtij vendi kur shihnin këtë dritë kishin zakon të merrnin një vajzë virgjëreshë, e zbukuronin mirë dhe e futnin në shtëpinë ku mbanin idhujt afër detit.
E linin aty një natë, pastaj në mëngjes shkonin ta merrnin, por e gjenin të vdekur pasiqë kishte humbur vajzërinë.
Kështu vazhdonin për çdo muaj, hedhnin short mes tyre dhe cilit i qëllonte shorti, detyrohej të ipte vajzën e tij.
Më pas, në atë vend erdhi një shtegtar musliman nga Maroku i cili quhej ebul berekat el berberi, i cili njëkohësishtë ishte hafiz i Kur’anit.
Ky musliman u ndal për banim në njërin nga këta ishuj tek shtëpia e një gruaje plakë.
Një ditë nga ditët, pa se familja e asaj shtëpie ishin mbledhur të mërzitur sikur të kishin pasur ndonjë rast vdekje, i pyeti ata se çfar ka ndodhur dhe ata i treguan se shorti i fundit i qëlloi asaj plake kurse ajo ka vetëm një vajzë të cilën do ta mbyt iblisi!
Ebul berekati i tha asaj: unë do të shkoj në vend të vajzës sate!
Për fat ai nuk kishte mjekër (nuk i dilte mjekrra), kështuqë e rregulluan dhe e dërguan në shtëpinë e idhujve, kurse ai morri abdes.
Posa e dërguan aty, përnjëherë filloi të lexoj Kur’an, dhe derisa ishte duke lexuar, iblisi i doli në një qosh të shtëpisë por ky vazhdoi leximin, ndërsa iblisi pas një kohe u fundos në deti.
Gdhiu mëngjesi kurse ebul berekati akoma duke lexuar Kur’an në të njejtën gjendje që e kishin lënë.
Pas pak, erdhi plaka dhe banorët e ishullit që të nxerrnin trupin e tij dhe ta djegnin, ashtu siç e kishin zakon, por kësaj radhe gjetën ebul berekatin në atë gjendje si e kishin lënë, duke lexuar Kur’an.
Kështu të habitur e morrën atë dhe e dërguan tek mbreti i tyre i cili quhej Shenuraze dhe i treguan atij për këtë ngjarje kurse ai mbeti i mahnitur.
Ebul berekati ia paraqiti atij islamin dhe e nxiti në islam, kurse mbreti i tha: qëndro tek unë deri në muajin tjetër, e nëse vepron prap sikur këtë herë dhe shpëton nga iblisi, do të pranoj islamin.
Ai pranoi të qëndroi tek ai, por pas pak kohe Allahu i lartësuar ia hapi gjoksin mbretit dhe pranoi islamin akoma pa përfunduar muaji, madje pranuan islamin familja tij dhe populli që ishin nën udhëheqjen e tij.
Posa hyri muaji tjetër, ata përnjëherë e morrën këtë djalosh dhe e dërguan në shtëpinë e idhujve ashtu siç ishin marrur vesh.
Ai nuk u ndal së kënduari Kur’an derisa agoi mëngjesi, por kësaj here iblisi nuk erdhi fare.
Kur mbreti dhe paria e tij erdhën në mëngjes dhe e gjetën djaloshin duke kënduar Kur’an, ata aty për aty filluan t’i thyenin idhujt dhe e shkatërruan edhe shtëpinë ku mbaheshin ata.
Më pas, të gjithë ishujt pranuan islamin, ndërsa ky djalosh morri pozitë të lartë tek ata saqë të gjithë përqafuan medhhebin malikij për shkak tij, sepse ai praktikonte medhhebin malikij.
Madje deri në ditët e sotme, banorët e këtyre ishujve rrespektojnë tej mase marokienët për shkak këtij djali, saqë ndërtuan një xhami dhe ia vënë emrin e tij.
Ndërsa në pllakatën e Xhamisë i lexova këto fjalë:”Sulltani Ahmed Shenuraze e pranoi islamin nga Ebul Berekat el berberij el magribij”.
Ky mbret, një të tretën e të hyrave të shtetit e ndau për shtegtarët e huaj pasiqë ata ishin shkak që ky pranoi islamin.
– Nga libri: Tuhfetun-nudh-dhar fi garaibil emsar..fq 261, ibën Batuta.
(marrur nga Ebu Muavije el bejrutij)
Përshtati me disa ndërhyrje të vogla:
Xheladin LEKA
Mekë, Arabi Saudite.