NATO-ja mbështet Turqinë me fregata siluruese dhe avionë AWACS

NATO-ja do të mbështesë Turqinë në mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare. Aleanca e Atlantikut Verior njoftoi se do të dërgojë në Turqi përforcime për mbrojtjen, përfshi këtu dhe avionë zbulimi e paralajmërimi të hershëm.

Përgatitjet në këtë suazë kanë nisur 10 muaj më parë me kërkesë të Turqisë, e cila percepton kërcënime të sigurinë në kufirin e saj jugor.
Kërkesa e Ankarasë u miratua në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur më datë 2 dhjetor.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, theksoi për mediat se kjo çështje nuk ka të bëjë me rrëzimin e avionit rus, që dhunoi hapësirën ajrore turke.
Në paketën e përforcimeve parashikohet dërgimi i avionëve të paralajmërimit të hershëm (AWACS), sistemeve të mbrojtjes ajrore, fregatave siluruese dhe i luftanijes komanduese.
Paketa në fjalë do të zgjasë edhe afatin e raketave Patriot, që janë instaluar nga NATO-ja në Turqi.
Luftanijet dhe avionët, që do të dërgohen në Turqi, do të qartësohen më shumë në bisedimet dypalëshe të ditëve në vijim.
Avionët AWACS, me rreze fluturimi deri në 400 km, janë të aftë që t’u transmetojnë të dhënave bazave komanduese tokësore, detare dhe ajrore përmes lidhjeve digjitale.
AWACS-ët operojnë nën urdhrat e Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

Artikulli paraprakKONSTRUKTI PSIKOLOGJIK I SHQIPTARËVE DHE NDIKIMI I TIJ NË SHTETFORMIM
Artikulli vijuesSHBA, gjyqtarja e cila u betua mbi Kuran viktimë e sulmeve islamofobe