Kutia e zezë e avionit luftarak rus, që u rrëzua nga ushtria turke më 24 nëntor, pasi dhunoi hapësirën ajrore të Turqisë, ka shuar shpresat e Moskës zyrtare.
Ekspertët ushtarakë rusë, të cilët filluan të premten analizimin e kutisë së zezë, deklaruan se “ishte pamundur të përfitoheshin të dhëna ekzakte”.
Sakaq, nënkomandanti i Departamentit të Forcave të Armatosura të Rusisë për Sigurinë e Fluturimeve, Gjenerallejtënant Sergey Baytenov, bëri me dije se do të kërkojnë ndihmën e institucioneve shkencore të kësaj fushe për të deshifruar të dhënat e kutisë së zezë dhe se punimet mund të vijojnë për një kohë të gjatë.
Në një komunikatë të mëparshme, Kremlini pretendonte se kutia e zezë do të vërtetonte tezën ruse, se avioni luftarak i rrëzuar nga gjuajtësit turq tip F-16 nuk kishte bërë shkelje të hapësirës ajrore.
Mirëpo pala ruse, e cila nuk arriti të sigurojë nga kutia e zezë të dhënat e shumëdëshiruara prej saj, u justifikua duke thënë se të dhënat nuk janë fort të sakta.
Rusia kishte ftuar specialistë ushtarakë nga 14 vende të botës për analizimin e të dhënave të kutisë së zezë, që u gjend më datë 8 dhjetor; por përgjigje pozitive kishte marrë vetëm nga Kina, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
You Might also Like
Pjesmarrje e madhe në varrosjen e palestinezit që vdiq në burgun izraelit
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një të burgosuri palestinez, i cili ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Meka fillon ndërtimin e hotelit më të madh në botë me 10,000 dhoma
Planet për ndërtimin e një hoteli më të madh në botë në qytetin e Mekës,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kundërshtarët politik ftojnë egjiptianët për të rrëzuar regjimin e Sisi-it
Një grup i kundërshtarëve politikë ka bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të presidentit egjiptian…
By
Redaksia
1 Min Read
Inicuesi i Kryqit, Todorov kërkon që të hiqet Shqiponja në Çair!
Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov gjatë protestave të sotme kërkon që të hiqet…
By
Redaksia
1 Min Read
Cila do të jetë Vetura Botërore e Vitit 2016
Të kujtojmë se në panairin e fundit të veturave, i cili është mbajtur në New…
By
Redaksia
3 Min Read
Carter: Procesi izraelito-palestinez në krizë
Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, tha se procesi i paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ka…
By
Redaksia
1 Min Read
