Pjesmarrje e madhe në varrosjen e palestinezit që vdiq në burgun izraelit

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një të burgosuri palestinez, i cili ka vdekur në burgjet e Izraelit, dhe të dy palestinezëve të tjerë, të cilët janë qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë.

Abu Hamdiyeh, i cili ka vdekur nga kanceri në spitalin e një burgu izraelit, është varrosur me nderime të larta ushtarake në Hebron të Bregut Perëndimor.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor, ku liderët palestinezë kanë akuzuar Izraelin për trajtim të vonuar.

Në këto protesta, dy palestinezët e tjerë janë qëlluar për vdekje nga forcat izraelite.

Përleshjet e së mërkurës kanë qenë dhuna më e keqe në Bregun Perëndimor, në disa vite./BS/kohaislame

Artikulli paraprakPresidenti i Egjiptit Muhamed Morsi, viziton Sudanin
Artikulli vijuesItalia fal kolonelin e CIA-s i cili rrëmbeu egjiptianin Ebu Omer