Vdekja e Leartit pikëlloi opinionin shqiptar

Lajmi mbi vdekjen e djalit të gazetarit të mirënjohur sportiv, Sami Ademi ka përfshirë thuajse të gjitha mediat e vendit, pa përjashtuar edhe ato në gjuhën maqedonase. Madje, 52 media në gjuhën maqedonase përcollën lajmin e kobshëm të familjes Ademi nga Shkupi, e cila mbrëmë nga një zënkë mes të rinjve për arsye banale, humbi djalin 18 vjeçar Leart Ademi.

Lajmi që fillimisht u dha në Zhurnal, me shpejtësi u përhap në thuajse gjitha mediat në gjuhën shqipe, përfshi edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë. Ishin 77 portale në gjuhën shqipe që i kushtuan vend këtij lajmi të zi për kolegun Ademi.

Jehonë bëri edhe prononcimi i tij në Facebook sot në orët e para të mëngjesit.

“Te nderuar miq ju njoftoi se prej mbrem me ne shtepin time nuk “banon”gezimi!!! Me nje goditje me thike ne zemer nga plaget e marra ka nderruar jete djali im i dyti Leart Ademi. Varrimi do tebehet me oren 14:00,ndersa namazi i xhenazes do te falet ne xhamin e Qairit afer Tinexit. Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet”, ishte postimi i gazetarit Sami Ademi.

Ngushëllimeve drejtuar kolegut Ademi, sot iu bashkuan shumë gazetarë dhe personalitete publike.

“Shkupi në ditë zie, humbja e Leartit na ka prekur të gjithëve! Shkupi është sot në ditë zie. Po, i tëri është veshur në një petk të zi në këto ditë të bardha dimri! Ditë të bardha, që na janë errësuar nga terri dhe terorri i rrugaçërisë dhe i pasigurisë! Humbja e jetës së Leartit, djalit të njërit nga kolegët e mi shumë të çmuar, Sami Ademi na ka prekur të gjithëve pa masë, pa përshkrim.

Ndjehemi të gjithë të trishtuar, si ata që e njohën nga afër, ashtu edhe ata që e njohën nga ekrani penën e artë të gazetarisë televizive, sportive dhe autorin e dokumentareve të shkëlqyera!

Fjalët ndoshta janë të tepërta, por Sami Ademin (Qamçen tonë) e njohim si njeri stoik, shumë i fortë. Zoti ia lehtësoftë këtë dhimbje të madhe Samiut dhe familjes së tij. Zot jepu durim kësaj familje të çmuar e bujare. Zot na ndihmo, na i ruaj fëmijtë tanë”, shkruan gazetari Sefer Tahiri.

Artikulli paraprakDrejtori Kadriu harron se kur fillon stina e dimrit (?!)
Artikulli vijuesMinistritë duhet që të janë transparente me publikun, të publikojnë gjithçka në faqen zyrtare