BMW prezanton konceptin i8 pa pasqyre

Gjiganti automobilistik gjerman BMW ka prezantuar konceptin elektrik i8 pa pasqyre.

Ky model i ka zëvendësuar pasqyrat anësore me dy kamera dhe një kamerë të tretë që është e pozicionuar në qosh të pasqyrës në xhamin e përparmë.

Pamjet nga tri kamerat janë të kombinuara në një fotografi të vetme që shfaqet në një ekran me rezolucion të lartë, që zëvendëson pasqyrën tradicionale në pjesën e përparme.

BMW thotë se fotografia e tillë tregon në kënde më të mëdha pamjen për dallim që mund të jepen nga pasqyrat tradicionale të brendshme dhe të jashtme.

Përdorimi i pasqyrës digjitale po ashtu jep sinjale në ekran për rreziqe të mundshme. Si shembull, pasqyra sinjalizon shoferët kur janë duke ndërruar shiritin ndërsa në këtë moment është duke iu ofruar një automobil tjetër.

Përpos modelit i8 pa pasqyre, BMW ka shpalosur edhe një version të ri të modelit i3, duke mos konfirmuar detaje për këtë koncept, përpos që ka një kamerë në kulmin e veturës.

2 3 4 5 6

Artikulli paraprak5 këshilla për dollap të organizuar
Artikulli vijuesDeputetët e opozitës refuzojnë avokatët, nuk duan të mbrohen në heshtje