Qeveria e Kosovës paralajmëron një tjetër 25 korrik në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë. Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
“Aksioni i 25 korrikut do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kuçi në intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së.
Më tej Kuçi është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin.
Sipas Kuçi, EULEX-i e ka për detyrë të zbatojë mandatin e vet për vendosjen e ligjit edhe në veri, ndërsa ka thënë se qeveria është treguar e kujdesshme për të dalluar qytetarët serbë nga kriminelët.
Kjo sipas tij, është bërë me qëllim që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
You Might also Like
Qetë në veri!
Një ditë pas aksionit që ndërmori misioni i NATO-s në Kosovë, në pjesën veriore të…
By
2 Min Read
Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarit në rastin e Haradinajt
Mediet serbe kanë cituar pjesë nga libri i një zyrtari ndërkombëtar, që kishte vepruar në…
By
3 Min Read
Kuvendi sot debaton për “Trepçën”
Sot vazhdon seanca e papërfunduar e Kuvendit të Kosovës për të votuar rekomandimet nga debati…
By
1 Min Read
Kontrabanda e hapur në veri e familjes Veselinoviq
Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë…
By
4 Min Read
Gjendeti vdekur poeti Ali Podrimja
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver…
By
2 Min Read
Kosovën po e pret terri
Nga java tjetër, Kosova do të futet në krizë të thellë energjetike. Kjo krizë energjetike…
By
2 Min Read
