Fizikanti iranian fitues i çmimit Bokalter në kozmologji

Fizikanti iranian dhe profesori i fakultetit të fizikës në universitetin Uaterlo në Kanada, ka fituar çmimin e tretë për kozmologji Bokalter.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar Asociacionin iranian të fizikës, Nijajesh Afshordit, ky çmim i është dhuruar për shkak të studimeve në fushën e kozmologjisë në artikullin me titull ‘Elliot Nelson’.
Çmimi vjetor ‘Buchalter Cosmologz Prize’ u jepet studiuesve më të mirë në teoritë e reja të kozmologjisë dhe astrofizikës.
‘Afshordi’ ishte një talent i rrallë në fushën e fizikës i cili kishte fituar medaljen e argjendtë olimpike botërore në fizik në vitin 1996.
Fizikanti iranian ka mbaruar studimet themelore në universitetin Sharifi në Teheran. Ky shkencëtar iranian edhe më parë ka marrë çmimin nga Asociacioni astronomik i Indisë në vitin 2008 dhe nga Ministria e shkencave dhe kërkimeve astronomike e Kanadasë.
Artikulli paraprakKonfirmohet ndërprerja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Komorit
Artikulli vijuesProfesorët opozitarë në Egjipt pezullohen nga puna