Digjet një kamp refugjatësh në Sudanin Jugor

Zjarri shpërtheu në orët e vona në kamp, në të cilin janë vendosur mijëra sudanez të zhvendosur nga zona të ndryshme të vendit

Gjatë zjarrit që shpërtheu të hënën në kampin e refugjatëve Mahad në Juba, kryeqytetin e Sudanit Jugor, janë shkatërruar rreth 600 objekte, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri shpërtheu në orët e vona në kamp, në të cilin janë vendosur mijëra sudanez të zhvendosur nga zona të ndryshme të vendit.

Kampi përbëhej prej barakave të improvizuara prej druri, ndërsa qindra familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Zjarri shkaktoi dëm të madh material dhe në mënyrë shtesë vështirësoi situatën në të cilin gjenden shumë refugjatë sudanezë. Ende nuk ka informacione për viktima të mundshëm, as mbi shkakun e zjarrit.

Artikulli paraprakMë shumë se një e treta e gjuhëve në botë janë në rrezik
Artikulli vijues“SHBA e vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në”