Javën tjetër Merkel takon kryeministrin turk

Të premten e javës tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta presë në takim kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka njoftuar sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Në qendër të bisedimeve, sipas zëdhënësit Steffen Seibert, do të jetë sulmi i 12 janarit në Stamboll, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë persona, shumica nga ta gjermanë.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë edhe për luftën e vendeve të tyre ndaj terrorizmit si dhe për fluksin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku, si në Gjermani ashtu edhe në Turqi.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të konsultimeve të qeverisë gjermane me qeveritë e disa vendeve duke përfshirë edhe atë të Kinës dhe Indisë .

Në takimin e 22 janarit pritet të marrin pjesë edhe ministratn e brendshëm, ata të jashtëm si dhe ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.

Turqia e ka një marrdhënie të veqantë me Gjermaninë, si ekonomia më e madhe në Evropë.

Gjermania është shtëpi për rreth tre milionë njerëz me origjinë turke.

 

Artikulli paraprakVIDEO – Të tjerët i urdhëron për vepra të mira kurse ti vet nuk i bën ato
Artikulli vijuesRusia kërkon që grupet e armatosura të mos ftohen në negociatat e Gjenevës