Teherani kërcënon, Riadi do ta paguajë

Arabia Saudite do të paguajë një çmim shumë të lartë për ekzekutimin e liderit shiit saudit, Nimr Baqer al Nimr, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, i cituar nga agjencia IRNA.

“Qeveria sauditë nga njëra anë mbështet lëvizjet terroriste dhe ekstremiste dhe nga ana tjetër përdor gjuhën e reprezaljes dhe të dënimit me vdekje kundër opozitarëve të brendshëm. Do të paguajë një çmim të lartë për politikat e saj”, deklaroi Jaber Ansari, pas ekzekutimit të 47 personave të dënuar për terrorizëm.

(TRT)

Artikulli paraprakZjarri shkatërron xhaminë gjysmëshekullore në Sakarya të Turqisë
Artikulli vijuesVIDEO – Kur Ebu Bekrit i ra shkopi nga Deveja (ngjarje edukative)