Vetëm nëpërmjet një kanali të vetëm nga Bullgaria në Greqi për çdo muaj shiten me dhjetëra foshnje, ndërsa grekët për fëmijët e porsalindur paguajnë prej 8 deri në 12 mijë euro, dëshmoi hulumtimi i bërë nga kanali televiziv bullgar, Nova.
Ky kanal emetoi pamjet e nënave dhe të tregtarëve me fëmijë, duke theksuar se një pjesë e foshnjave adoptohen, ndërsa një pjesë e të porsalindurve, që kanë probleme shëndetësore bëhen pjesë e rrjetit të tregtisë me organe.
Njëri nga tregtarët e me foshnje, i identifikuar si Pllamen Dimitrov, tha se vajzat janë më të kërkuara dhe se askush nuk kërkon dokumentacion për prejardhjen e tyre.
Sipas Dimitrovit, trafikantët marrin femrat me barrë dhe i dërgojnë për të lindur, për ti shitur më pas të porsalindurit.
Sipas kanalit Nova, policia greke në Selanik ka filluar hetimet për tregtinë skandaloze me foshnje.
Opinioni i Bullgarisë ka qenë i shokuar, kur policia greke në tetor të vitit 2013 gjeti në një komunitet rom në Farsali vajzën bionde nga Bullgaria, e cila u pagëzua me nofkën “Engjëlli i kaltër”.
You Might also Like
Pas krimit makabër flet Jorgos Zani: Ja pse i preva kokën fëmijës!
Pesë ditë pas ngjarjes makabre të ndodhur në Palasë, e cila tronditi Vlorën dhe gjithë…
By
Redaksia
1 Min Read
Austria e gatshme të mbyll vendkalimin kryesor me Italinë
“Një hap i tillë në vendkalimin kufitar Brenner do të ndërmerrej nëse Italia refuzon të…
By
Redaksia
1 Min Read
Liberalizimi një “mundësi” për ikje te reja nga Kosova
Heqja e vizave nga Bashkimi Evropian mund të keqpërdoret nga qytetarë të Kosovës për të…
By
Redaksia
5 Min Read
Mali, bllokohen trupat franceze
Ofensiva franceze në Mali u ndal përkohësisht mbrëmjen e së mërkurës, sepse trupat u përfshinë…
By
Redaksia
1 Min Read
KMDLNJ: Qytetarët ta paguajnë vetëm 70% të faturës së KEDS-it
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një komunikate…
By
Redaksia
2 Min Read
EKSLUZIVE Rasti MONSTRA: Djelmoshat para se të vriteshin kan qenë tek Trajko Veljanovksi!
Gazetari Zoran Bozhinovski në rrjetin social facebook ka publikuar dy pyetje publike për kryeparlamentarin e Maqedonisë…
By
Redaksia
0 Min Read
