KE-ja konfirmoi se 57 policë të vendeve të BE-së patrullojnë në Maqedoni, Brukseli kërkon mënyrë që të na ndihmojë financiarisht
Bruksel, 25 janar 2016 (MIA) – Bashkimi Evropian kreu inspeksion në territorin e Republikës së Maqedonisë javën e kaluar me qëllim që të konfirmohen nevojat e vendeve për atë se si Brukseli të ndihmojë financiarisht dhe materialisht vendet në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.
“Këtë, siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, sot e konfirmoi zëdhënësja e Komsionit Evropian e angazhuar për krizën e refugjatëve, Natasha Berto, e cila gjithashtu konfirmoi se 57 policë nga vendet-anëtare të Uniont janë tashmë në territorin e Maqedonisë dhe e mbrojnë kufirin e Maqedonisë nga ana Greke, e cila është vend-anëtare e BE-së dhe e Zonës së Shengenit, nga fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve.
Berto, sot konfirmoi edhe se kryetari i Eurokomisonit, Zhan-Klod Junker ka marrë letër nga kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar, në të cilën njeriu i parë i Qeverisë sllovene kërkon nga Brukseli që “ta ndihmojë Maqedoninë që ta mbyllë kufirin kundrejt Greqisë dhe ta shpëtojë Evropën nga fluksi i emigrantëve. “
“Javën e kaluar Fronteks pati mision në territorin e IJR të Maqedonisë që të shohin se çfarë nevojash financiare ka vendi dhe çfarë materiale i nevojiten këtij vendi që të mundet ta ndihmojnë. Frontkes si agjenci nuk ka opsion që nën këtë mandat të kryejë operacione në territorin e vendeve të treta”, theksoi Berto.
Lidhur me bashkëpunimin midis Greqisë dhe IJR të Maqedonisë, ajo theksoi se gjatë takimit midis liderëve të vendeve përgjatë rutës emigruese perëndimore-ballkanike në tetor, pika e parë e konkluzionit e mbulon këtë çështje, ku pati premtim dhe detyrim për bshkëpunim më të madh me Greqinë dhe se “pradaj funksionon operacioni-Fronteks në anën greke të kufirit greko-maqedonas”.
“Fronteks iu ndihmon autoriteteve greke të regjistrojnë dhe të marrin shenja nga gishtat e migrantëve. Në këtë pjesë ne kemi bashkëpunim të madh të Greqisë me vendet fqinje”, theksoi Berto.
Për kërkesën e kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar, të dërguar deri te Zhan-Klod Junker që Brukseli t’i ndihmojë Maqedonisë për ta mbyllur kufirin drejt Greqisë, zëdhënësja Berto konfirmoi se Junker e ka pranuar këtë letër dhe se është përgjigjur.
“Korrespondenca midis tyre nuk është publike, por mund të konfirmoj se Junker e ka marrë letrën dhe e ka falënderuar kryeministrin slloven për sugjerimin. Mund vetëm të zbuloj se kryetari i Komisionit Evropian e ka porositur Cerar që të rruhet momenti dhe të intensifikohet puna e rutës në Ballkanin Perëndimor në kuadër të bashkëpunimit tonë me IRJ të Maqedonisë, pasi Brukseli e ka mbylli misionin në IRJ të Maqedonisë. KE-së ende i duhet vlerësim zyrtar dhe ne si vende anëtare të BE-së mund të bashkëpunojmë me vendete e treta në rutën e Ballkanit Perëndimor për menaxhim dhe kontroll të fluksit të migrantëve”, theksoi Berto.
Ajo porositi se në takimin e liderëve të 12 vendeve të Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit të kaluar në Bruksel është dakorduar që vendet ta braktisin politikën e lëshimit të njerëzve nga njëri në vendin tjetër dhe se ata, midis të cilëve ishte edhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, janë dakorduar t’i jepet fund kësaj praktike dhe të sigurohet që njerëzit që vijnë në vend, sistematikisht të regjistrohen, identifikohen, t’iu merren shenja dhe të zbatohet procedurë normale e azilit në vendin ku kanë hyrë, si dhe procedurë për kthim nëse disa prej refugjatëve kanë hyrë ilegalisht në BE.
Kryetarja e Komisionit Evropian e obliguar për krizën e refugjatëve, gjithashtu konfirmoi se të premten është mbajtur video-konferenca e 13-të midis pikave të kontaktit nga 12 vendet përgjatë rutës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, midis të cilëve është edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Anastasia Ilieska.
Sipas zëdhënëses Berto, në konferencë janë azhurnuar kapacitetet për pranim të refugjatëve, me ç’rast vetëm është shënuar progres në Greqi, ku 12 mijë kapaciteteve adkomoduese ekzistuese, UNCHR ka vendosur 1.000 vende shtesë. Ajo konfirmoi se asnjëri nga vendet e tjera, midis të cilëve edhe Maqedonia, nuk ka ofruar kapaciteve adkomoduese shtesë.
“Bashkëpunimi me IRJ Maqedonisë është shfaqur në takimin e liderëve në tetor të vitit 2015, ku është theksuar se nevojitet që të ketë fluks të kontrolluar dhe të ngadalësohet dhe kontrollohet lëvizja e njerëzve nga BE-ja dhe nëpër BE. Siç e dini, mandati i Fronteksit nuk lejon që të operojë në vende të treta dhe për këtë arsye po hetojmë mënyra të tjera që t’i asistojmë IRJ Maqedonisë. Për këtë qëllim dërguam mision në vend të dielën e kaluar, që të zbulojmë se si t’u ndihmojmë. Ndërsa, veçmë ka rast se disa vende-anëtare të BE-së i kanë dërguar ndihmë bilaterale vendit, madje 57 policë dhe nga vende të tjera anëtare të Unionit veçmë operojnë në IRJ Maqedoni, gjegjësisht në anën e saj të kufirit. Por, është e qartë se na nevojitet më shumë dhe kjo mund të sigurohet në mënyrë bilaterale, ndërsa ne na ana e Komisionit shohim se çka financiarisht dhe materialisht të sigurojmë”, theksoi Berto.
Lidhur me atë se si është tani bashkëpunimi dhe komunikimi midis Maqedonisë dhe Greqisë për refugjatët, zëdhënësja e Eurokomisionit, Berto, iu referua kumtesës së të premtës pas video-konferencës së kontakt-pikave.
“Pikërisht qëllimi i këtij takimi ishte se Greqia dhe IRJ Maqedoni e përshëndetën përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin midis tyre, edhe pse ka edhe përsëritje të gjeneralizuar të përkushtueshmërisë nga të gjithë të sigurojnë dhe këmbejnë informata mes vete. Mëngjesin e sotëm, në Amsterdam në margjinat e Këshillit joformal për punë të brendshme, do të ketë edhe takim tjetër të anëtarëve të rutës së Ballkanit Perëndimor, midis të cilëve Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Serbisë, IRJ Maqedonisë dhe Greqisë, si përfaqësues të Eurokomisionit dhe të Presidencës holandeze me Unionin. Ata mëngjesin e sotëm po e shqyrtojnë situatën dhe do ta përsërisin përkushtueshmërinë për vazhdim të dialogut midis tyre dhe këmbim të informatave kur bëhet fjalë për lëvizjen e njerëzve”, shton Berto.
Ndaj kësaj deklarate, zëdhënësi kryesor i Eurokomisionit, greku Margaritis Shinas nga Selaniku, shtoi se është “më i mirë komunikimi midis Shkupit dhe Athinës, sesa që Shkupi dhe Athina mendojnë se është”.
Përndryshe, pikërisht në takimin e sotëm joformal të Këshillit për punë të brendshme të BE-së në Amsterdam, Austria e ka përsëritur qëndrimin se nevojitet të përjashtohet Greqia nga zona e Shengenit për shkak të mosbahskëpunimit dhe mosballafaqimit me krizën e migrantëve, si dhe kufijtë e Shengenit të zhvendosen në Evropën Perëndimore.
“Së pari, nuk ka plan që të përjashtohet Greqia nga çfaro qoftë. Asnjëherë nuk kemi diskutuar për ndonjëfarë pezullim nga Shengeni ose për përjashtim të ndonjë anëtare të zonës së Shengenit. Ky opsion nuk ekziston nën rregullat e tanishme. Diskutojmë mundësi që ekziston nën kodin kufitar të Shengenit, për shfrytëzim të nenit 19 dhe 26 dhe siç kryetari i Komisionit Evropian, Zhak-Klod Junker paradokohe tha, të kemi zbatim të shengenit në Shengen”, porositi në fund zëdhënësja Natasha Berto.