Me mijëra refugjat do ta bllokojnë Maqedoninë!

Vala e mirgrantëve si duket do ta kaplojë edhe më shumë Maqedoninë. Ditët po kalojn dhe po shpërsohen frontet në BE rrethë krizës së refugjatëve. Me këtë rast Greqia është cak i sulmeve të ashpëra nga ana e partnerëve Evropian.

Kohës fundit po përmendet se Maqedonia do të jetë mburojë e re e refugjatëve. Vendet anëtare të BE-së, informohen se kanë ndërmarrë hapa në drejtim të izolimit të Greqisë pas ashpërsimit të fjalorit rrethë mosuksesit të Athinës që ta ndërpresë valën e migrantëve, transmeton Asosijeted Pres.

Vendet anëtare të BE-së deri te Greqia kanë derguar sinjal të qartë se poqëse nuk mund ti ndalojn mirgrantët që të vijnë në Greqi, ata nga ana e tyre do të mendojnë që ti ndihmojnë Maqedonisë që më mirë ta siguroj kufirin e saj dhe ta ngadalsojë lëvizjen e migrantëve në drejtim të shteteve evropiane. Kështu është shprehur sekretari shtetëror i Holandës, Klas Dijkof.

Nga ana tjetër Ministri grek i migracionit, Johanis Muzalas pranoi se shteti i tij nuk po mund të ballafaqohet me valën e migrantëve, por ai i akuzoi vendet anëtare të BE-së për ndihmë të pamjaftueshme me resurse njerëzore dhe anije për patrullimin e Ishujve në detin Egje të cilat ndodhen vetëm disa kilometra nga bregu turk, si dhe për mosrespektim të premtimit për zhvendosjen e migrantëve.

Artikulli paraprakVIDEO – Koalicioni i tyre dhe përçarja jonë
Artikulli vijuesMinistrja e brendëshme austriake, ‘’Zona Shengen e rezikuar’’