Edhe pse projektligji i miratuar i cili parashikon ndalimin e martesave të personave me religjione të ndryshme, mbështetet nga ana e murgjve budistë në Mijanmar, megjithatë në këtë vend jetojnë çifte të lumtura, raporton Anadolu Agency (AA).
Çifti Soe nga të cilët burri musliman ndërsa gruaja budiste tregon shembullin e këtyre martesave në një shtet ku shumica janë budistë. Çifti i martuar para 33 vitesh, vazhdojnë të jetojnë duke respektuar besimin e njërit-tjetrit.
Myint 58 vjeç i cili është musliman tregon se si familja e tij e ka kundërshtuar martesën e tij me bashkëshorten budiste para 33 vitesh.
Myint i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së në shtëpinë e tij në Yangon tha se në atë kohë nuk ka kërkuar që bashkëshortja e tij ta pranojë islamin dhe për këtë shkak është kritikuar shumë nga babai i tij.
“Pse ta bëja këtë? Pavarësisht se isha i varfër dhe i paedukuar mendoj se nuk duhet përzier në fenë e njerëzve”, tregon ai.
Bashkëshortja e Myint-it, Khin Shwe me të cilin janë të të njëjtës moshë, për AA tha se familja e saj janë shqetësuar se pas martesës do ta ndërrojë fenë, në fillim ka qenë në hezitim në lidhje me këtë.
Ajo thekson se bashkëshorti i saj asnjëherë nuk i ka bërë problem për shkak të besimit të saj fetar. “Myint ndonjëherë madje më ndihmonte kur unë u ndihmoja murgjve me oriz”, thotë ajo.
Khin tha se një nga fëmijët e tyre është musliman, ndërsa dy të tjerë budistë. “Fëmijët tanë janë të lirë në zgjedhjen e fesë, por do të ishte më mirë të martohen me ndonjë person të të njëjtit besim fetar”, tha Khin.
Çifti Soe meqë janë të shqetësuar se fëmijët e tyre mund të hynë në burg nuk duan që ata të martohen me ndonjë person që i përket një religjioni tjetër. /AA/