Thaçi thotë se Serbia ka plan të detajuar për aneksimin e veriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka pritshmëri të lartë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel me palën serbe, duke thënë se rrethanat kanë ndryshuar për shkak të qëllimeve të serbisë për destabilizim.

“Nuk pres ndonjë mrekulli, rrethanat kanë ndryshuar, tanimë serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e ballkanit perëndimor, pjesë qendrore e këtij plani politik dhe ushtarak të serbisë është aneksimi I pjesës veriore të kosovës dhe bashkëngjitja e kësaj pjese shtetit të serbisë. Besoj se nato, bashkimi evropian dhe shba duhet të jenë shumë të qarta lidhur me këto pretendime për destabilizimin e ballkanit perëndimor dhe aneksimin e kosovës në raport me serbinë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka kritikuar edhe bashkimin evropian për paaftësi për të ndaluar qasjen e beogradit.

“kjo politikë e re e beogradit, e presioneve, e shantazheve dhe e tensioneve në raport me vende të tjera të ballkanit, e në veçanti me kosovën është edhe rezultat I paaftësisë së bashkimit europian dhe mosvizionit të qartë të perspektivës euroatlantike të brukselit në raport me ballkanin perëndimor. Por Kosova do të tregojë unitet politik e qytetar dhe këtij pretendimi aneksues të serbisë do t’I përgjigjemi me forcën kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë presidenti për dë.

Ai thotë se nuk pret të hapen tema të reja në dialog, përvec kërkesës për hapjen e një “kapitulli fundit për normalizimin e marrëdhënieve kosovë-serbi dhe të ndodhë njohja reciproke”.

“Kjo nënkupton nivelin e lartë politik, arritjen e një marrëveshjeje me karakter më të zgjeruar, një marrëveshje e paqes, e normalitetit, e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë dhe e pajtimit ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Serbia duhet të ndalë pretendimet agresuese në raport me kosovën”.

Artikulli paraprakParisi njihet me autobusët pa shofer
Artikulli vijuesEkspertët rusë: Rusia nuk do ta njoh Kosovën