A ia ke paguar Allahut qiranë?

Ju është dhënë shumë më tepër nga që jeni në gjendje të numëroni! Në të vërtetë, askush nga ju nuk e ka paguar asnjë këst për shtëpinë që posedoni. Trupi juaj që u është dhuruar. Shqisat tuaja që janë mobilja e asaj shtëpie.

Më thoni tani: A e keni paguar qiranë? Askush nuk e ka paguar. Të gjitha mirësitë që posedoni: jeta, shqisat, të pamurit, liria e frymëmarrjes, fëmijët, shëndeti, pasuria, gjendja – të gjitha ato ua dhuroi pronari, ndërsa asgjë nuk paguat. Të gjitha i posedoni, ndërsa asgjë nuk kërkuat. Sigurisht, do të ketë teste. Do të ketë kontrolle në Ditën e Gjykimit.

Pse nuk mundemi asgjë vetë?

Do të pyetni: pse është e domosdoshme ta pranojmë dhe adhurojmë Krijuesin, t’i nënshtrohemi Atij? Sa është më rendësi në aspektin psikologjik t’i njohim prindërit? Psikologët thonë që është me rëndësi esenciale ta dimë kush janë prindërit tanë. Madje edhe sikur të rritemi jetim, tu jetë dhënë gjithçka, sërish gjatë gjithë jetës do të hulumtoni t’i gjeni prindërit. Sa është me rëndësi që njeriu ta kuptojë të kaluarën e vete dhe të planifikojë ardhmërinë? Sa është me rëndësi që prindërve t’u tregojë respekt dhe t’u jetë mirënjohës për shërbimet? Si do të ndjeheshin prindërit kur fëmijët të rriten dhe t’i pështyjnë në fytyrë, kur të refuzojnë dëgjueshmërinë, respektin dhe këshillat? A thua do t’i dashurojnë akoma? Sa është me rëndësi që qytetarët e një shteti ta duan dhe respektojnë shtetin e vet?

Mendoj se pajtohemi në lidhje me të lartshënuarën. Me siguri që të gjithë njerëzit do të pajtohen se të gjithë jemi të varur nga diçka dhe askush nuk është në gjendje të krijojë veten. Askush nuk është në gjendje t’ia sigurojë vetes as gjërat elementare. Njerëzit mbështeten tek njerëzit e tjerë, që t’ua plotësojnë nevojat elementare. Në të vërtetë, është i njohur fakti se njerëzit janë aq shumë të varur nga njëri-tjetri, ashtu që nëse dikujt i jepni të gjitha, por e leni në një dhomë, ia jepni një shtëpi të madhe, me mijëra hektarë, dhe gjithçka mund të ketë një njeri, por nuk e lejoni të komunikojë me njerëzit e tjerë – a e dini çfarë do të ndodh?

Ai person do të bie në depresion, do ta humbas toruan dhe do të vdes. Kjo ndodh ngase njeriu ka nevojën e njerëzve, vetëm për shkak të ndërveprimit social. Ndaj është e logjikshme që t’i japë rëndësi mirënjohjes, falënderimit dhe adhurimit Krijuesit të universit.

Sa është me rëndësi që ta falënderojmë Krijuesin? Sa është me rëndësi që në ndërdijen tonë të fusim dimensionin e falënderimit dhe ta ndihmojmë veten në pranimin e Krijuesit? Tani dëshiroj që të dëgjoni dhe mendoni përshkrimin më të bukur të Allahut të Madhëruar:

Përshkrimi më i mirë i Allahut

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit.Ai jep jetën dhe ekziston vetvetiu. Ai është i Përjetshmi dhe i Vetmi Absolut.

Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!­Krijuesi nuk ka nevojë për pushim, nuk ka nevojë për gjumë, ngase mirëmbajtja e gjithçkasë nuk e lodh.

Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. – Gjithçka gjendet në qiej dhe në tokë, e dukshme dhe e padukshme, e fshehur dhe e zbuluar, e lartë, e ulur, e imët, brenda dhe jashtë – e tëra i takon Krijuesit.

Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? – Cila krijesë, njeri, xhin, melek apo kafshë mund të ndërhyjë para Tij dhe të ndërmerret për diçka? Kush mund të fitojë diçka pa lejen e Tij?!

Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve. – Ai e çfarë i përcjellë në jetët e tyre dhe e di historinë e tyre. Ai di gjithçka, meqë të gjithë jetët janë të përfshira në dijen e Tij.

Kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. – Njerëzit asnjëherë me inteligjencën e vete nuk do të mund të përfitojë asnjë dije, përveç se me lejen e Tij.

Kursiu i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën. – Kursiu i Tij, ngritët mbi qiej dhe tokë ashtu siç i përket Atij. Mbi galaksi, jashtë kufijve të kohës dhe hapësirës.

Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! – Asnjë mund nuk i nevojitet për atë. Zhdukja e botëve aspak nuk do t’ia pakësonte qeverisjen e Tij. Ruajtja qiejve dhe tokës për Allahun nuk është asnjëfarë bare. Ngase, Ai i mirëmban me Vullnetin e Tij. Ai është i Madhëruari, I Lartësuari. I Gjithëfuqishmi. Poseduesi i gjithçkaje. Drejtues i gjithçkaje. Ai është Krijuesi.

A njihni dikë që ta përshkruani kështu? Ndonjë komb? Fis? Mbret? Kryetar? Kompani? Individ? Babë? Dajë? Ndonjë hero? A njihni dikë me këto cilësi? Nuk njihni. Me siguri nuk njihni!

Në një përshkrim tjetër, më të shkurtë qëndron kështu:

Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

Allahu është Absoluti. – Nga Ai varet gjithçka , e Ai nuk varet nga asgjë.

Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. – Ngase ai është Sundimtari i qiejve dhe Tokës. Ai është mbi gjithçka, nuk ka nevojë për fëmijë dhe diçka të ngjashme.

Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”.

 

Shkëputje nga libri: ‘Od korijena do ploda’, autor Halid Jasin.
Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakTë duhen dy minuta për ta lexuar, por mund të ta ndryshojë jetën
Artikulli vijuesSi mund që Muhammedi (a.s.) i vogël t’ju ndihmojë në edukimin e fëmijëve