Fakte për infeksionin virsual ZIKA

Çfarë është infeksioni virusal Zika?

Infeksioni virusal Zika është një sëmundje të cilën e përcjellin mushkonjat e llojit Aedes, e që shkaktohet nga virusi Zika (ZIKV).

Ky virus për herë të parë është izoluar në vitin 1947 në Zika – një zonë pyjore në Ugandë. Që atëkohë e deri më vitin 2007 virusi qarkullon në Afrikë me disa epidemi të vogla sporadike në Azinë juglindore. Nga viti 2007, me këtë epidemi u përballën edhe disa ishuj të paqësorit. Në  vitin 2015 epidemi ZIKV për herë të parë janë regjistruar edhe në Amerikën jugore.

Nga muaji shkurt i vitit 2014 deri në janar të vitit 2016 30 vende dhe territore kanë konfirmuar për qarkullim autokton të virusit Zika.

Si përcillet infeksioni virusal Zika?

Virusin Zika e përcjellin mushkonjat e llojit Aedes, që gjithashtu përcjellin ethet denga, çikungunja dhe ethet e verdha.

Këto mushkonja pickojnë gjatë ditës (sidomos në agim dhe gjatë orëve të vona të pasdites dhe në muzg).

Përveç përmes vektorëve (mushkonjat e llojit Aedes) përcjellja mund të bëhet nga nëna e infektuar tek foshnja, ndërsa janë raportuar edhe raste kur përcjellja është bërë gjatë aktit seksual, por rrugët e tjera të transmetimit janë lëndë e hulumtimeve të mëtejshme. Ekziston edhe rrezik potencial nga ZIKV gjatë transfuzionit të gjakut.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më të shpeshta të infeksionit virusal Zika janë ethet e buta të shoqëruara me irritim të lëkurës, si dhe me konjunktivit, dhimbje të muskujve dhe nyjave dhe me debulesë të përgjithshme. Simptomat shfaqen pas 3 deri më 12 ditë nga pickimi nga mushkonja e infektuar.

Shumica e infeksioneve janë simptomatike, gjegjësisht simptoma zhvillon një nga katër persona të infektuar. Simptomat e sëmundjes zakonisht janë të buta dhe zgjasin 4-7 ditë, pa komplikime të rënda. Bëhet fjalë për një sëmundje me një shkallë të ulët të hospitalizimit dhe deri më tani nuk janë regjistruar raste të vdekjes.

Në epidemitë e fundit (Polinezi dhe Brazil) janë raportuar edhe çrregullime autoimune, neurologjike dhe zhvillimore-neurologjike, si sindroma Guillain-Barre dhe mikroencefalia tek fetuset dhe foshnjat e lindura nga nëna të cilat mbase kanë qenë të ekspozuara ndaj virusit Zika në dy tremujorët e parë të shtatzënisë. Duhet siguruar prova të mëtutjeshme për ta vërtetuar lidhjen mes këtyre çrregullimeve neurologjike/zhvillimore dhe virusit Zika.

Si diagnostikohet?

Sëmundja diagnostikohet me ndihmën e analizave molekulare dhe serologjike të mostrave të marra nga pacientët e dyshuar. Diagnostikimi i virusit Zika bëhet mbi bazë të zbulimit të materialeve gjenetike nga mostra klinike të marra nga pacientë me sëmundje akute (3-5 ditët e para). Analizat serologjike bëhen edhe në rrjedhën e mëvonshme të sëmundjes dhe shërimit, ndërsa rezultatet duhen interpretuar në pajtim me statusin vaksinal dhe ekspozimin paraprak ndaj infeksioneve të tjera flavivirale.

Kjo sëmundje duhet  të merret në konsideratë sidomos për udhëtarët të cilët kanë qëndruar në ndonjë nga vendet ku është regjistruar kjo sëmundje. Mund të shfaqet edhe si ko-infeksion me sëmundje të tjera të cilat i përcjellin mushkonjat, si për shembull ethet denga, çikungunja dhe malaria.

Trajtimi?

Nuk ekzistojnë barna specifike apo vaksinë për trajtimin apo mbrojtje nga infeksioni Zika. Prandaj, rekomandohen të merren masa preventive personale për evitimin e pickimit nga mushkonjat.

Trajtimi është simptomatik dhe kryesisht bazohet në zvogëlimin e dhimbjes, temperaturës si dhe aplikimit të antihistaminikëve për të qetësuar irritimin.
MASAT MBROJTËSE PERSONALE DHE PARANDALIMI

Edhe parandalimi bazohet në mbrojtjen nga pickimi i mushkonjës. Mushkonjat Aedes kanë një aktivitet ditor në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Prandaj, masat për mbrojtje duhet aplikuar gjatë gjithë ditës, e sidomos gjatë kohës kur aktiviteti i mushkonjave është më i lartë (sidomos në agim dhe gjatë orëve të vona të pasdites dhe në muzg).

Gjatë qëndrimit në zona me rrezik duhet të merren këto masa preventive personale për të evituar pickimin nga mushkonjat:

·       PËRDORNI repetentë, veshje me mëngë të gjatë dhe pantallona të gjata, sidomos gjatë periudhës së ditës kur mushkonjat janë më aktive. Përdorimi i repetentëve duhet bërë sipas udhëzimeve të shënuara në etiketën e produktit.  Për foshnjat nën tre muaj nuk rekomandohet përdorimi i tyre.

·       PËRDORNI rreth krevateve rrjeta kundër mushkonjave e të lyera me insekticide me veprim më afatgjatë (shumë të rëndësishme për sigurimin mbrojtjes nga mushkonjat).

·       SHKATËRRONI vendet ku shumohen mushkonjat.

·       Udhëtarët, sidomos fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje të sistemit imunitar apo me sëmundje kronike duhet të KËSHILLOHEN me mjekun ose të kërkojnë rekomandime për përdorimin e masave mbrojtëse dhe preventive para se të nisen në udhëtim.

·        Masa të ngjashme zbatohen edhe për pacientët simptomatik, për të parandaluar përcjellja e sëmundjes tek mushkonjat e painfektuara.

Edhe diçka:

·       Mënjanoni rregullisht kontejnerët e hapur me ujë të ndenjur nga shtëpitë apo mjedisi ku jetoni (saksi, tenxhere, goma të vjetra, pishina)

·       Mbulojini kontejnerët për ujë, fuçitë, bunarët dhe rezervuarët për depozitimin e ujit për pije dhe për nevoja të tjera në amvisëri.


Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

 

Artikulli paraprakBesa: Karburantet lirohen, çmimet e shërbimeve dhe mallrave Jo
Artikulli vijuesKasami: Maqedonia të ridefinohet si shtet i dy kombeve