Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, stacionet policore të Prishtinës në bashkëpunim edhe me njësitin e komunitetit të rajonit të Prishtinës, qendrën për punë sociale, departamentet përkatëse komunale dhe kryqin e kuq në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie tani kanë filluar aksionin njëditorë për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.
Gjatë këtij aksioni që zuri shtrirje në rrugën “Agim Ramadani” dhe Nëna Terezë” policia e komunitetit ka bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 9 personave prej tyre 4 të ardhur nga Shqipëria.
Intervistimi i personave të shoqëruar në stacionet policore është bërë në prezencën e punëtoreve të qendrës për punë sociale dhe njësive të përmendura më lart të cilat gjithashtu kanë përfunduar procedurat përkatëse.
Në procedurë të shpejtë të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje.
Masa e shqiptuar nga Gjykata për personat e ardhur nga Shqipëria ka qenë largim i menjëhershëm nga Kosova përderisa për shtetasit Kosovarë është shqiptuar masa e qortimit. /Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Tërmeti dridh Malin e Zi,Prishtinën dhe Tiranën
Një tërmet sapo u ndie në Prishtinë. Tërmeti ndodhi rreth orës 11:47. Shemsi Mustafa nga…
By
1 Min Read
Kamishi e fali Bajramin në xhaminë e Shipolit
Bekim Haxhiu i njohur ndryshe edhe si “Kamishi” ka kryer faljen e namazit të Bajramit…
By
1 Min Read
Vetura e Bashotës shkel një qytetar
Kushëriri i të aksidentuarit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka thënë: "Me…
By
1 Min Read
Ernest Luma Haxhinjve, shkofshi e mos u kthefshi!
Zyrtari i AAK-së Ernest Luma, ka shkruar një mesazh interesant për qytetarët e Kosovës që…
By
1 Min Read
Haraqija: Rugova u varros si mysliman
Astrit Haraqija: Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik). Ish-ministri i Kulturës dhe…
By
1 Min Read
Ndërpritet seanca, në mungesë të kuorumit
Seanca e Kuvendit është ndërprerë në mungesë të kuorumit Deputetët e LDK-së kanë lëshuar sallën,…
By
0 Min Read
