Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në deklarimin për median ka folur për hetimin fizik në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Jua përmenda edhe sot zotërinjve të nderuar të këtij komisioni. Duhet të ngrihet një nënkomision me tre apo katër njerëz të besueshëm të grupeve parlamentare që të betohen për sekretin së pari, dhe kur të dalin nga ai komision, të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të mos informojnë as kryetarët e partive se çfarë kanë parë, as gratë e tyre, por të thonë ka apo nuk ka përgjime. Unë jam i interesuar në këtë moment më tepër se kushdo tjetër për këtë lloj kontrolli”, tha Imami, raporton gazeta “Shqip”.
Ai hodhi poshtë se përgjimet janë bërë edhe ndaj diplomatëve.
“Dua të nënvizoj që provokimi që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon. Nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës që të përgjohen diplomatët e vendeve të Perëndimit. Kjo është një çështje e së shkuarës, por edhe kjo tullumbace e dytë shumë shpejt do të plasë. Në këtë kontekst, presioni që ushtrohet nuk është i mirë as për shërbimin, as për reputacionin e SHIU-t. Po them edhe njëherë, për çfarëdolloj gjëje, që është e lidhur me këtë fushë, duhet të ngrihet një komision dhe ky komision të shohë gjithçka, madje më tepër sesa shikon ministri vetë. Unë kur kam shkuar dhe kam bërë takimin e parë në SHIU, një oficer i ri më tha: ‘Z. ministër, qëndro aty…’ Kjo është mënyra sesi punohet. As ministri nuk i di të gjitha. Ky komision le t’i dijë të gjitha, le të dijë më shumë se ministri, por të jetë një komision i ngritur me ligj”, tha Imami./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Ankaraja shfuqizon marrëveshjen me Shkupin për njohjen e diplomave
Turqia ka anuluar marrëveshjen me Maqedoninë në sferën e arsimit për njohjen reciproke të diplomave.…
By
3 Min Read
Mërgim Mavraj ndihmon vajzën nga Saranda
Futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, përveçse është një nga më të mirët e kuqezinjve…
By
1 Min Read
Berisha: Vizitë përçarëse e Ramës në Kosovë
Tashmë ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur ‘gurë’ ndaj kryeministrit të dekretuar shqiptar,…
By
2 Min Read
Hajde Përhajr – Xhamia e Madhe në Tiranë, punimet nisin javën e ardhshme
Besimtarët mysliman marrin lajmin e shumëpritur, atë të ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Tashmë nuk…
By
1 Min Read
Raportohet për skandal seksual në Shqipëri nga punëtorë të Korpusit të Paqes
Një skandal seksual i përmasave të mëdha ku ishin të përfshirë punonjës të Korpusit të…
By
2 Min Read
Kryemyftiu i Maqedonisë rrihet me myftiun e Shkupit
Një rrahje ndërmjet kryetarit të bashkësisë islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi dhe myftiut të Shkupit…
By
1 Min Read
