Si asnjëherë më parë, pikëpyetje janë ngritur për Hashim Thaçin në bazën e tij të madhe – në Skenderaj.
Në një sërë grafitesh në qytetin e Skenderajt, kryetari i PDK-së, është pyetur për vend-ndodhjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”, shkruhet në disa grafite, fotot e të cilave i ka siguruar Interaktiv në KTV.
Ato janë shkruar në pjesë të ndryshme të Skenderajt, të mërkurën pas mesnate. Në një tjetër në fshatin Polac, Hashim Thaçi është quajtur tradhtar.
Sami Lushtaku, i dënuar për krime lufte, është ankuar se nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Ai ka qenë aleati më i madh i Hashim Thaçit për një kohë të gjatë, por pas dënimit Lushtaku ka akuzuar bashkëpartiakët se kanë ndihmuar në akuzat kundër tij.
Mesazhet për Thaçin vijnë vetëm pak orë pasi që zëvendëskryeministri kishte shkuar në Skenderaj në turin e tij të takimeve me bazën e PDK-së, pak kohë para se të provojë që të zgjidhet President i Kosovës në Kuvend./koha.net
You Might also Like
“Politika e Turqisë për refugjatët, shembull për botën”
“Nëse vdesin kaq shumë refugjatë, kjo do të thotë se politikat nuk po sjellin dobi”,…
By
Redaksia
2 Min Read
Bizneset dhe familjet, kredi deri në fyt
Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë…
By
Redaksia
5 Min Read
Simbolet në Shkup, debat i nxehtë në “Click Plus” (VIDEO)
“Simbolet që ‘prishin’ punë” ishte tema për të cilën u debatua mbrëmë në emisionin Klik…
By
Redaksia
4 Min Read
Lista Serbe merr vendim këtë javë
Vendimi final rreth kthimit të Listës Serbe në institucionet kosovare do të merret pas konsultimeve…
By
Redaksia
1 Min Read
Muaj mjalti pafund
I ftuar: Salih El-Barudi Studiues i marrëdhënieve familjare. Prezantues i programit “Pëshpëritje e zëshme” dhe…
By
Redaksia
49 Min Read
Kosova po i humbë të gjitha afatet për liberalizimin e vizave këtë vit
Kosova po i humb të gjitha afatet për ta marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja…
By
Redaksia
2 Min Read
