Një 42 vjeçar, baba i dy fëmijëve u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës pranë banesës së tij në fshatin Fllakë të Durrësit.Viktima u identifikua zyrtarisht nga policia si Xhevahir Brasha me origjinë nga Hasi por banues në Durrës, ndërsa mësohet se ai ishte kthyer vetëm pak kohë më parë nga Anglia ku ka jetuar për disa vite.
Burime policore thanë se 42-vjeçari Brasha u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar, duke marrë dy plumba në trup.
Ai është gjetur i plagosur nga banorët e zonës, të cilët bashkë me familjarët e kanë dërguar në spitalin e Durrësit, por plagët kanë qenë të rënda dhe sipas policisë së Durrësit ai ka ndërruar jetë në spital ku është regjistruar me emrin Agim Cakaj, ashtu sikurse e njohin familjarët, emër që më pas e ka ndryshuar në Xhevahir Brasha.
Pas kqyrjes së vendngjarjes policia e Durrësit nuk dha shumë detaje rreth hetimit por mësohet se pistat kryesore dy, ajo e konflikteve të mundshme, por edhe përfshirja e mundshme në veprimtari të jashtëligjshme n ë Angli nga ku 42 vjeçari ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.
Në funksion të zbulimit të Autorëve policia e Durrësit ka shoqëruar të cilët janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit.
N♪7 njoftimin e policisë thuhet se “Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: Xh.B.42 vjeç. Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
You Might also Like
Nëntë shpirtrat e politikanit
“Politika nuk është ‘arenë e njerëzve të ligj’... Politika nuk është shkencë, por art karizmatik...…
By
Redaksia
14 Min Read
Ndizet situata: Putin dërgon ushtarë në Siri
Fillimisht u tha se po dërgon vetëm armë. Por tani mësohet se presidenti rus, Vladimir…
By
Redaksia
1 Min Read
Bushati takohet me homologun gjerman, Steinmeier
Steinmeier: "Shqipëria është një vend i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit’’ Ministri i Jashtëm i…
By
Redaksia
2 Min Read
FBI zbulon dredhinat për shitjen e Materialit Nuklear ISIS-it
Investiguesit e FBI në bashkëpunim me policinë e Moldavisë kanë zbuluar se njerëz nga ushtria…
By
Redaksia
1 Min Read
Qeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat
Qeveria e Kosovës po zotohet se do të përmbush në kohë të gjitha kriteret e…
By
Redaksia
1 Min Read
Futbollisti i njohur Arda Turan krenar me Islamin
Njëri prej futbollistëve më të njohur turk, Arda Turan, i cili momentalisht luan për Atletiko…
By
Redaksia
1 Min Read
