Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz sot në Sarajevë paralajmëroi se anëtaret e BE-së nuk kanë kapacitet të pranojnë një numër aq të madh të refugjatëve si në vitin 2015.
Kurtz gjithashtu shtoi se Maqedonia nuk mundet e vetme të përballojë barrën e fluksit të madh të refugjatëve, me ç’rast kyçe në tërë situatën është Greqia.
Ministri austriak i ftoi për bashkëpunim të gjitha vendet e prekura nga kriza me emigrantët, sepse në qoftë se problemi nuk vihet nën kontroll, mund pastaj të vijë deri në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Kurtz theksoi se kriza e refugjatëve është një problem për të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se ata duhet të veprojnë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor për të parandaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve ekonomikë.
“Gjermania, Austria dhe Suedia nuk mund të pranojë një kohë pafund refugjatë. Demos ta ndalojmë migrimin e pakontrolluar”, ka thënë ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurtz, njofton Zhurnal.
Ai shpjegoi se qëllimi është t’i lehtësohet Maqedonisë, përndryshe problemet mund të përfshijnë tërë Ballkanin Perëndimor.