Xhepistë 2.0. Është ky denoncimi i bërë në Facebook përpara disa ditësh, pasi në rrjetet sociale u shfaq fotoja e një burri, brenda një mjeti të transportit publik, që kishte në dorë një lexues kartash krediti contactless.
Ky lloj teknologjie mundëson kryerjen e blerjeve duke afruar kartën e kreditit me Pos-in, pa qenë nevoja që të kalohet brenda saj; duke shfrytëzuar këtë lehtësi – sikurse shihet në foto – hajduti i dyshuar është në gjendje të marrë para nga llogaria rrjedhëse e pasagjerëve të panjohur thjesht duke e afruar aparaturën me xhepat e tyre dhe duke dixhituar shumën e dëshiruar.
Imazhi, i shpërndarë fillimisht nga mediat ruse dhe më pas e publikuar edhe nga mediat perëndimore, ka shakktuar panik mijëra njerëz, edhe pse nuk është paraqitur ndonjë rast konkret.
Por a është e mundur të realizohet një vjedhje e tillë?
Përgjigja është po, shkruan La Repubblica: mjafton të jesh i pajisur me një aparaturë Gprs (që nuk ka nevojë të jetë i lidhur me një linjë telefonike fikse) për të kryer vjedhje pothuajse kudo.
Por, për të zotëruar një sistem Pos, përdoruesit janë të detyruar t’i japin bankës të dhënat e tyre personale, duke e bërë hajdutin e mundshëm lehtësisht të dallueshëm në rast se vikrimat e tij do të vërenin transaksione të dyshimta.
Nga ana tjetër, shoqëritë kreyesore të kartave të kreditit, po instalojnë teknologji të ideuara enkas për t’i bërë më të vështira raste të këtij lloji, duake ua ndërlikuar në mënyrë të mëtejshme jetën xhepistëve të epokës dixhitale.