Një grua nga Londra vdes dhjetë orë pas pranimit të Islamit

Një grua nga Londra ka vdekur dhjetë orë pasi që ka pranuar Islamin. Dy djemtë e saj, të dy të konvertuar në Islam, në internet kishin vendosur një mesazh duke lutur anëtarët e Bashkësisë islame të marrin pjesë në xhenazen e nënës së tyre sepse në familje nuk kanë muslimanë që t’i ftojnë.

“Ju lutemi ejani! Për shkak se ne jemi një familje që ka pranuar islamin dhe nuk njohim shumë muslimanë që t’i ftojmë. Duam që në xhenazen e nënës sonë të ketë sa më shumë xhematë. Ajo ka pranuar islamin dhjetë orë para se të ndërroj jetë. Elhamdulilah”!

Bashkësia islame iu përgjigj thirrjes në numër të madh.

Ilford, Londër, Britani e Madhe.

(Islampress)

Artikulli paraprakLlatasi e merr në mbrojtje Ali Ahmetin!
Artikulli vijuesHistoria e xhamisë së parë në SHBA