Prof. asoc. Mete Atature, i cili bën kërkime mbi fizikën e kuantumit në universitetin e famshëm britanik të Kembrixhit, ka arritur një sukses historik, duke realizuar matjen e zhurmës së nivelit të dritës, që deri konsiderohej e pamatshme.
Suksesi i fizikanit turk, diplomuar nga Universiteti Bilkent i Ankarasë, është publikuar në revistat shkencore më në zë të botës.
Mete Atature shpjegon se për realizimin e matjes ka përdour metodën e quajtur “ngjeshje e dritës”, gjatë të cilës ka përfituar një superatom 100 herë më të fuqishëm sesa atomi i zakonshëm./trt/