Nisi të punojë superkompjuteri më i fuqishëm në Europë

Në qytetin gjerman të Jülich (bundeslandi i Nordrhein-Westfalen) filloi të punojë superkompjuteri më i fuqishëm në Europë. Performanca e tij – 5.9 katrilion operacione në sekondë.

Shkencëtarët theksojnë se kapaciteti i këtij sistemi është rritur me etapa gjatë muajve të fundit dhe vetëm tani ka arritur maksimumin e vet. Me zhvillimin e këtij superkompjuteri është marrë korporata IBM. Projekti u financua nga organizata më e madhe shkencore e Republikës Federale të Gjermanisë – Qendra Helmholtz, buxheti federal, si dhe nga buxheti i bundeslandit Nordrhein-Westfalen. Shuma e saktë e shpenzuar për këtë qëllim nuk bëhet publike.

Artikulli paraprakSamsung prezanton pajisjet Rex 60, Rex 70, Rex 80 dhe Rex 90
Artikulli vijuesSi të aksesojmë disketat 3.5 inç