Orban tha se pyetja e referendumit do të jetë: “A doni që Bashkimi Evropian të përcaktojë vendosjen e detyrueshme të qytetarëve jo-hungarez në Hungari pa pëlqimin e Parlamentit?
BUDAPEST (AA) – Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban bëri thirrje për mbajtjen e një referendumi kombëtar mbi planin e Bashkimit Evropian për të futur kuota të detyrueshme për pranimin e migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Orban tha të mërkurën se kjo do të thotë se mund të votohet për propozimin e BE-së ose kundër tij, “me të cilën do ti jepet mbështetje pavarësisë së Hungarisë për të refuzuar kuotat e detyrueshme”.