Shikoni insektin në foto! Insekti është zmadhuar mijëra herë në mikroskop. Bëhet fjalë për morra që kryesisht jetojnë në batanije, çarçafë dhe jastëkë, ndërsa larja dhe pastrimi i këtyre nuk ndikon tek ato insekte. Në përgjithësi ushqehen me qelizat e vdekura që bien nga lëkura e njeriut
Njëra nga gjërat që shkatërron ato është që çarçafët apo batanijet të ekspozohen në diell.
Ndërsa mënyra e dytë shumë efektive për t’i shkatërruar ato është edhe praktika e Pejgamberit a.s.: tundja e çarçafëve tre herë para gjumit.
Në fakt, kur njeriu bie në shtrat për të fjetur, gjatë gjumit vdesin disa qeliza në lëkurën e tij, pastaj ato ngjitën në shtrat dhe mbesin në çarçafë dhe batanije.
Kur njeriu natën tjetër kthehet në gjumë, qelizat e vdekura hyjnë përsëri në lëkurën e njeriut, dhe si të tilla mund t’i shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Shkencëtarët i analizuan mirë këto qeliza në mikroskop dhe u munduan të prodhojnë ndonjë gjë për t’i pastruar dhe t’i largojë, mirëpo nuk patën sukses.
Pastaj një nga pjesëmarrësit në projekt, vendosi që ta shkund materialin ku ishin qelizat e vdekura. Pasi e shkundën zbuluan se materiali ishte i pastër.
Shkencëtarët u gëzuan me këtë zbulim që u tregoi atyre se si të largojnë qelizat e vdekura nga çarçafët.
Këto qeliza janë ushqim i morrave të cilët janë shumë të dëmshëm për organizmin tonë dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve të lëkurës.
Transmeton Ebu Hurejre ra. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kur dikush nga ju del dhe kthehet në shtrat, le të shoh mirë dhe të shkund çarçafët apo batanijet tre herë sepse nuk e dini se çka ka ngelur pas jush”.
“Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtarë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Bekare, 143).
“Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veç se si mëshirë për botët.” (Enbija, 107)
(Islampress)