Në qytetin e Ferizajt, në orët e para pas mesnatës së të dielës, në stacionin policor është raportuar për një rast tentim-vetëvrasjeje.
“Raportohet se viktima femër K-Shqiptare, për shkaqe të panjohura, ka tentuar të vetëvritet duke i prerë venat”, bën me dije Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar.