Google ka prezantuar Handwrite

Google ka prezantuar funksionalitetin e ri për kërkimin e vet në pajisjet mobile, ashtu që mundëson kërkimin e ueb-përmbajtjeve duke përdorur njohjen e dorëshkrimit. Mundësia e re në smartphone kërkon minimum Android 2.3, në tabletë Android 4.0, ndërsa në pajisjet iOS minimum versionin 5.0 të sistemit operativ.

Funksionin duhet ta përfshijë në settings në faqen e Google Search dhe pas kësaj do të jetë e mundshme që me gisht ose me stylus të shkruhet në ekran, ndërsa Google dorëshkrimin do ta shndërrojë në tekst dhe term për kërkim. Edhe pse njohja dhe funksionaliteti punojnë mirë së bashku, përgjigja gjatë të shkruarit ka vonesë, çka edhe nuk është ndonjë përparësi në raport me futjen e termit përmes tastierës./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMonaco Telekomi dhe PTK ndanë 110 kompjuterë për dhjetë shkolla
Artikulli vijuesMë shumë se gjysma e gjermanëve janë PRO rikthimit të “markës”