Gjashtë refugjatë vuajnë nga zgjebja, dy nga lija e dhenve në Tabanocë

Gjashtë persona janë të vendosur në qendrën e transitit në Tabanoc të cilët vuajnë nga zgjebja, dhe dy të tjerë që vuajnë nga lija e dhenve, tha doktoresha Jadranka Stamenkovska, epidemiologe nga Qendra e Shëndetit Publik.

Ajo theksoi se rastet janë kontrolluar nga dermatologu, dhe i është dhënë ndihma mjekësore, dhe personat me të cilët kanë pasur kontakte, janë izoluar dhe janë marrë masat kundër përhapjes së mëtejshme, transmeton TetovaSot.

Personat të prekur nga zgjebja janë të moshës 13 deri 34 vjet dhe një fëmijë është një vjeçar, ndërsa ata që vuajnë nga lija e dhenve janë në mes të 5 dhe 8 vjet.

Dje, në qendër ka pasur 1,349 emigrantë, nga të cilët 1,010 janë në kamp dhe 339 në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Artikulli paraprakJETA E REFUGJATËVE NË IDOMENI, ÇDO DITË BËHET MË E VËSHTIRË
Artikulli vijuesAfrim Gashi u zgjodh Sekretar Gjeneral i BESËS (VIDEO)