Momenti kur kapet autori i sulmeve të Parisit (VIDEO)

I shumëkërkuari Salah Absedlam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Molenbek të Brukselit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Drejtësisë belge dhe burime policore.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person përveç Abdeslam.

Sahal është i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku 130 persona humbën jetën.

Kryeminintri i belgjikës, Charles Michel, është detyruar të largohet menjëherë nga Samiti i emigrantëve BE-Turqi, i cili u finalizua me një marrëveshje që pritet të impelmentohet që prej kësaj të diele.

Me herët shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera të Abdeslam u gjetën gjatë bastijes së një apartamenti në zonën e Molenbeek, të cilat siç duket kanë shërbyer si indicie për arrestimin e tij.

26-vjeçari shtetas francez, i lindur në Bruksel, kishte jetuar në Molenbeek para sulmeve të 13 nëntorit.

Ai besohet të jetë kthyer në Belgjikë menjëherë pas sulmeve, ku vëllai i tij Brahim hodhi veten në erë.

Zyrtarët kanë identifikuar shumicën e personave që besohet se kanë kryer sulmet.

Shumica e tyre vdiqën ose gjatë sulmeve, ose janë vrarë në sulmet e mëvonshme të policisë.

Më herët gjatë kësaj jave, policia belge kreu një bastisje të një apartamenti në periferi të Belgjikës, mbi dyshime për terrorizëm.

Por gjatë operacionit, tre persona u kundërpërgjigjën me armë zjarri.

Si pasojë, disa oficerë të policisë u plagosën, ndërkohë që një prej tre personave që ndodheshin në apartament humbi jetën.

Ai u identifikua më vonë si Mohamed Belkaid.

https://www.youtube.com/watch?v=Z4Bopj-dNUg

Artikulli paraprakDalin në treg atlete që lidhen vetë – Edhe Pejgamberi e paralajmroi këtë (VIDEO)
Artikulli vijuesPër çfarë shërben hapësira te maja e stilolapsit?