Ndriçimi i xhamive dhe minareve me llamba daton nga koha e Omer ibn Hattabit r.a.
Tradita na tregon se një natë ramazani halifja i katër Ali ibn Ebi Talibi r.a. kaloi pranë një xhamie e cila ishte zbukuruar me llamba dhe tha: “Allahu ynë ndriçoje varrin e Omer ibn Hattabit, ashtu siç i ndriçoi ai xhamitë tona”.
Muslimanët tradicionalisht kanë kultivuar ndriçimin e xhamive me llamba apo drita. Në kohën e muslimanëve në xhaminë e Kordobës u harxhuan afër 700 kg dyllë për ndriçimin e xhamisë dhe ajo i ngjante një zjarri që flakëronte.
(Islampress)