Htin Kyaw thotë se vendi do të shpëtojë rreth 4 milionë dollarë gjatë mandatit 5-vjeçar të qeverisë, duke ulur numrin e ministrive nga 36 në 21
YANGON (AA) – Parlamenti i Mijanmarit të mërkurën votoi për të hequr një të tretën e ministrive në qeverinë e re të kryesuar nga presidenti i sapozgjedhur Htin Kyaw, të ndihmësit besnik të kreut të Lidhjes Kombëtare për Demokraci e cila fitoi në zgjedhjet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e tij të parë publikë që nga zgjedhja, Htin Kyaw, tha se vendi do të kursejë 5 milionë Kiats (rreth 4 milionë dollarë) gjatë mandatit 5-vjeçar të qeverisë, duke ulur numrin e ministrive nga 36 në 21.
Megjithatë, ai siguroi të gjithë shërbyesit civilë, se vendet e tyre të punës nuk do të preken.