Izrael, bashkësia arabe në grevë të përgjithshme

Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Ditës së truallit, arabët e Izraelit sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme një ditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtetasit e Izraelit me origjinë palestineze, të cilët jo rrallëherë i quanin edhe “Arabë 48”, sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme në të gjitha komunat e Izraelit në të cilat banojnë.

Greva nisi pas thirrjes së Këshillit të lartë të arabëve izraelitë, ndërsa e kanë mbështetur të gjithë izraelitët me origjinë palestineze të cilët janë të punësuar në institucionet lokale publike dhe në sektorin privat.

Në ditën e sotme të vitit 1976 autoritetet izraelite u konfiskuan qindra hektarë truall shtetasve me origjinë arabe.

Artikulli paraprakKryeministrja e Bangladeshit: Nuk ka vend për terrorizëm në Islam
Artikulli vijuesTurqi, bibliotekë “avion” dhe “tren” për fëmijët për të ringjallur shprehinë e leximit