Turqi, bibliotekë “avion” dhe “tren” për fëmijët për të ringjallur shprehinë e leximit

Bashkia e qytetit Çankiri në Turqi shndërron në bibiliotekë një avion të llojit Airbus A 300 që ka përfunduar fluturimin dhe një lokomotivë me dy vagonë me qëllim që të rigjallërojë shprehinë e leximit tek fëmijët, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesët e brendshme të avionit të pasagjerëve i cili ka ardhur pjesë pjesë në Çankiri nga Stambolli vite më parë dhe i cili është kthyer në bibliotekë janë dekoruar në mënyrë që të jenë lehtësisht të përdorshme për fëmijët. Në këtë kuptim biblioteka e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e fëmijëve do të hapet brenda disa muajsh.

Bashkia e Çankiri gjithashtu nga Hekurudha Shtetërore e Republikës së Turqisë ka marrë me qira për të shndërruar në bibliotekë edhe një lokomotivë me dy vagonë të cilë kanë qenë jashtë përdorimit. Këto vagonë dhe lokomotiva më pas janë ridisajnuar për të qenë të përshtatshëm si bibliotekë e cila do të hapet me rastin e Javës së Bibliotekave në të cilën ndodhemi.

Gjithashtu në këto biblioteka do të jenë të pranishme edhe ambiente kafeteri ku prindërit mund të presin fëmijët e tyre dhe ndër të tjera vihet në dukje se biblioteka tren është vendosur në kryqëzimin e stacionit, ndërsa biblioteka avion është vendosur në anë të parkut Recep Tayyip Erdogan.

Kryetari i Bashkisë Irfan Dinç, në deklaratën për gazetarin e AA-së shprehu se i kushtojnë shumë rëndësi edukimit të fëmijëve.

Dinç tha se kanë bërë tërheqëse për fëmijët leximin e librit. “I kushtojmë shumë rëndësi edukimit të fëmijëve që ato të përgatiten mirë dhe të bëhen individë të zhvilluar dhe të kompletuar, gjë e cila arrihet duke lexuar. Me qëllimin që ta bëjmë sa më tërheqëse dhe të nxisim më tej shprehinë e leximit ne kemi ideuar këtë projek të bibliotekës”, tha ai.

– “Në qytetin ku nuk ka aeroport ka avion”

Dinç shpalosi informacione në lidhje me situatën e fundit të bibliotekës.

“Kemi mendur tre lloje bibliotekash. Ato do të jenë avion, tren dhe anije. Për ndërtimin e projektit të bibliotekës anije vazhdojnë përgatitjet, ndërsa bibliotekën avion e kemi përfunduar dhe po kryejmë rregullimet ambientale dhe do ta hapim pas disa muajsh. Ndërsa bibliotekën tren e kemi përfunduar tërësisht dhe shpresojmë që brenda disa ditësh ta vendosim në përdorim për fëmijët tanë”, tha kryetari i Bashkisë, Dinç.

Sipas tij, fëmijët do të njihen me librin në këto ambiente shumë të ndryshme dhe duke lexuar do të rrisin kapacitetet e tyre zhvilluese. Ai është i mendimit se fëmijët do të ndikohen nga bibliotekat tren, avion dhe anije.

Ndërsa Hatice Kaya mësuesja e shkollë fillore Gunesh u shpreh se kanë ardhur bashkë me fëmijët për të shëtitur bibliotekën tren e cila do të hapet brenda disa ditës.

Kaya tha se vetë ajo dhe fëmijët e kanë pëqlyer shumë këtë projekt. “Është shumë bukur që biblioteka tren ndodhet në qendër, e cila na mundëson që në një kohë të shkurtër të marrim fëmijët dhe të vijmë në këtë bibliotekë”, tha mësuesja.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme fitimi i shprehisë së leximit tek fëmijët. Brenda saj ka shumë libra të bukur ku fëmijët mund të vijnë edhe me familjet e tyre dhe të kalojnë kohë të këndshme”, tha Kaya.

Ndërsa nxënësi Mehmet Onur Kale tha se kjo është një ide shumë origjinale. “Këtë ambient e pëlqeva shumë. Ka shumë libra. Dëshiroj ti lexoj të gjitha. Do t’ua rekomandoj shokëve të mi. Do të sjell këtu shokët të cilët nuk preferojnë leximin. Mendoj se ata këtu do të fillojnë ta duan leximin. Shpesh do të vij këtu”, tha ai.

Artikulli paraprakIzrael, bashkësia arabe në grevë të përgjithshme
Artikulli vijuesSarajevë: Kërkohet punëtore me hixhab