Kur vijnë sprovat dhe kur bini në gjunjë…

Kur t’ju vijnë kohë të vështira sprovash, kur besimi ju dobësohet, kur bini në gjunjë, shfrytëzone atë moment përulje për ta madhëruar Allahun e Madhërishëm, pastaj gjeni dicka në jetën tuaj për të qenë mirënjohës.

Ndoshta duhet të jeni mirënjohës për fëmijët tuaj, shëndetin e mirë, ushqimin e bollshëm, ujin e pijshëm që nuk ju sjell sëmundje. Ndoshta duhet të jeni mirënjohës që Allahu ju nderoi me Islamin derisa shumë të tjerë enden në errësirën e devijimit dhe dëshprimit. Apo ndoshta duhet të jeni mirënjohës se jeni ulur në kullosë dhe ndjeni flladin e erës së lehtë… Mund të gjeni shumë mirësi në jetën tuaj, mund të gjeni shumë burime të fshehura lumturie për të cilat duhet të ngriheni dhe ta falënderoni Allahun.

Ecni para duke ngritur kokën, përqëndrohuni në begatitë me të cilat Allahu u ka nderuar. Ecni me një zemër mirënjohëse, kështu që pikëllimi dhe sprovat të largohen.

Përktheu: (Islampress)

Artikulli paraprakTregim domethënës: Njeriu i urtë dhe tre barcoletat
Artikulli vijuesPërparësitë më të rëndësishme të leximit