Rreth 6 mijë fëmijë të refugjatëve raportohet se janë zhdukur në Gjermani gjatë vitit 2015, ku mbi 550 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç.
Mijëra fëmijë dhe të rinj nga vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Numri është raportuar nga organizata gjermane e lajmeve ‘Funke Mediengruppe’, e cila ka marrë informatën në përgjigje të një kërkese të dërguar në parlament gjerman, shkruan DW.com
Mirëpo as Ministria e brendshme në Gjermani, e cila i ishte përgjigjur kërkesës së Funke Mediengruppe-së, nuk ka dhënë asnjë një shpjegim për zhdukjen e fëmijëve.
Gjermania, gjatë muajve të fundit, është përballur me një numër në rritje të azilantëve, që vijnë nga vende të ndryshme të botës, por që, sipas statistikave, kërkesat më të larta vijnë nga Ballkani Perëndimor./Insajderi.com