Agjentë sekrete nga vende të ndryshme, përfshirë ndërmjetës të CIA-s kanë përdorur shërbimet e “Mossack Fonseca”-s dhe kanë hapur kompani guaskë për të fshehur aktivitetet e tyre, njofton TCH.
Kështu raporton gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e cila bashkë me 100 grupe të tjera mediatike po shqyrton sasinë kolosale prej 11.5 milionë dokumentesh të rrjedhura nga filma ligjore panameze “Mosack Fonseka”.
Lista e atyre që besohet të kenë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë për të fshehur pasuritë e për t’ju shmangur taksave zgjerohet nga ora në orë dhe përfshin biznesmenë e personalitete nga të gjitha fushat.
Të martën gazeta gjermani bëri të ditur se mes klientëve të “Mossack Fonseca” janë edhe disa lojtarë kyç të skandalit “Iran-Contra”, kur zyrtarët amerikanë u shitën fshehurazi armë Iranit në përpjekjen për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane e për të financuar rebelët kontra të Nikaraguas.
“Panama Papers” zbulon gjithashtu se zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete nga të paktën 3 vende, Arabia Saudite, Kolumbia dhe Ruanda listohen mes klientëve të kompanisë.
Mes tyre edhe Sheiku Kamal Adham, ish-kreu i inteligjencës saudite që vdiq në vitin 1999. Gjatë viteve ‘70-të, Adham ishte një prej informatorëve kyçë të CIA-s në Lindjen e Mesme, siç pohon “Süddeutsche Zeitung”.
Megaskandali i Panamasë turbulloi ujërat në botë, duke detyruar kryeministrin e Islandës të dorëhiqej, e duke vënë në trysni të madhe shumë liderë të tjerë, përfshirë kryeministrin britanik David Cameron i cili sipas dokumenteve kishte trashëguar një fond “offshore” të krijuar nga babai i tij i ndjerë.
You Might also Like
Banorët e Kosovës të pakënaqur me drejtimin politik dhe ekonomik
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara publikoi sot një raport të mbështetur mbi mendimet…
By
0 Min Read
VIDEO – Hoxhallarët e vjetër
"Faleminderit shumë shumë faleminderit për hoxhallarët tanë pleq që i kemi pasë, pa mar parasysh…
By
1 Min Read
Ylli i holivudut viziton emigrantët në Maqedoni
Ylli holivudian', Orlando Bloom, sot vizitoi kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, si pjesë e misionit…
By
0 Min Read
“Islami, ateizmi dhe modernizmi” i Zhizhek botohet edhe në maqedonisht
Shtëpia botuese “Vezilka” e botoi librin më të ri të filozofit botëror dhe njërit prej…
By
1 Min Read
Gold AG ia dhuron një KURAN t'parit të Expressit Berat Buzhala (VIDEO)
Protagonisti i dy këngëve shumë të dëgjuara e klikuara SHQIPTAR 1,2 Arian Agushi i njohur…
By
1 Min Read
Nga e hëna, çdokush do të mund t’i transportoj emigrantët
Që nga dita kur në Gazetën Zyrtare do të shpallen ndryshimet në Ligjin për Azil,…
By
1 Min Read
