LETËR DREJTUAR PERËNDIMIT – Akademikët dhe mendimtarët muslimanë

THIRRJE PËR KONSTRUKTIVITET
LETËR DREJTUAR PERËNDIMIT, NGA AKADEMIKËT DHE MENDIMTARËT MUSLIMANË

Deklaratë e lëshuar nga Konferenca “Madhështimi i Vlerave Islame”, i mbajtur në Kuvajt.

Shqipëroi: Avni Tafili

Hyrje

Në emër të Allahut, Zot i Vetëm, nuk ka zot tjetër përveç Tij, e as të adhuruar me meritë përveç Tij. Zot i të gjithë pejgamberëve: Ibrahimit, Musait, Isaut dhe Muhamedit – vula e pejgamberëve, bekimet dhe paqja qoftë mbi të gjithë ata.

Ky apel është përpiluar nga mendimtarët më eminent muslimanë. Janë mbledhur për të parë rrjedhat e marrëdhënieve me Perëndimin, dhe metodat më efikase dhe më të mençura për të ndërmarrë diçka kundër armiqësisë dhe luftës që po i bëhet vlerave islame dhe të drejtave të muslimanëve nga individi perëndimor, organizata, asociacione zyrtare, fetare dhe mediatike në Perëndim.

Ne, nënshkruesit, ia drejtojmë këtë apel mendimtarëve, dijetarëve dhe pushtetarëve në Perëndim, udhëheqësve fetar dhe të shoqërive, në lidhje me fenomenin e armiqësisë, dhe u themi atyre:

Kur armiqësia ndaj vlerave dhe të drejtave të një shoqërie rritet dhe përsëritet nga grupe a shoqërish të tjera, patjetër që kjo do të sillte si rrjedhojë reagime. Më pas shtrohen pyetje për shkaqet e kësaj armiqësie dhe rrethanave që nxisin vazhdimësinë e kësaj armiqësie. Sigurisht, interesi i të gjithë njerëzve është që të ndalen padrejtësitë dhe armiqësia. Nuk ka shoqëri në tokë që po përjeton dhimbshëm uzurpimin, poshtërimin, padrejtësinë nga blloku perëndimor se sa është duke e përjetuar Shoqëria Muslimane, derisa kjo dukuri u shndërrua në sfidë, dhe shkelje flagrante e të drejtës ndaj një shoqërie me shpallje qiellore, e histori të vjetër, me kulturë të pastër e të pasur, dhe të cilët janë më shumë se 1/4 e botës. Për këto arsye, pamë të udhës që t’ua tërheqim vëmendjen ndaj gjendjes sonë përballuese me dukuritë armiqësore dhe me padrejtësitë, derisa të del në shesh gabimi dhe të rikthehet vija e drejtë.

Marrëdhëniet tona të tanishme me Perëndimin :

E kuptojmë mirë se qëndrimi perëndimorë në përgjithësi qysh kur ra në kontakt me Islamin nuk pati ndonjë qëndrim pozitiv, e kjo për shumë arsye; prej tyre, se evropianët përkundër këtij kontakti, asnjëherë nuk patën lidhje të drejtpërdrejta me Islamin. Droja dhe trishtimi ishin gjithnjë të pranishme në ta. Kjo bëri që evropianët e përçarë të krijonin formacion religjioz të krishterë që të përballeshin kundër Islamit. Kështu që, Islami u shndërrua në një armik të jashtëm, në mënyrë që të krijohej një Evropë e konsoliduar, pasi që ishte e shkapërderdhur dhe ishin vëlla-vrasës.
Ne jemi të vetëdijshëm se përgjithësimi në gjykime rezulton me gabime, dhe jemi të vetëdijshëm se Evropa dhe Amerika kanë bërë përpjekje gjatë shekujve të kaluar që të flaknin të meta dhe mangësira nga kultura e tyre përballë kundërshtarit (mendimit ndryshe), por, viteve të fundit këto përpjekje janë zbehur dukshëm. Prandaj, kur ne themi “Perëndimi”, kemi për qëllim pjesën dërrmuese të shoqërisë perëndimore, e jo vetëm makineritë armiqësore ndaj Islamit, dhe gjithashtu iu drejtohemi me apelin tonë të drejtëve, dhe e kemi parasysh faktin se i gjithë perëndimi nuk është njësoj.

Disa forma të armiqësisë :

Ne ua tërheqim vëmendjen akademikëve dhe të zotëve të mendjes në Perëndim për rrezikun (e formave të armiqësisë) që është në rritje dhe i hovshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm. Ne jemi dëshmitarë jo më larg se para tre viteve pat fushata tejet armiqësore ndaj vlerave dhe të shenjtave tona, duke filluar nga Libri i Zotit të Lartmadhërishëm, Kur’anit Famëlartë, nëpërmjet shkrimit dhe shpërndarjes të një libri fals, për t’u tallur me fenë tonë, besimin tonë, programin fetar tonin dhe historinë tone.
Pastaj pasohet me një fushatë tjetër tejet tendencioze dhe e tepruar kundër personalitetit të Profetit të Zotit, Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimet janë mbi të) , të cilit i mëveshën cilësi çnjerëzore, duke e tallur personalitetin e tij nëpërmjet karikaturave. Kjo filloi në mediumet në Danimarkë, e që të vazhdohej edhe në kryeqendra tjera evropiane, ose duke bërë të njëjtën gjë ose duke gjetur përkrahje dhe miratim. Për t’u mbushur kupa e armiqësisë me deklaratën e Prijësit të Vatikanit, Papa, i cili përçmoi Islamin, Kur’anin dhe Profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimet janë mbi të) botërisht, më së paku që mund të thuhet për deklarimet e tij: të pandërgjegjshme.

Shoqëria Islame u përballë po ashtu me imazhet poshtëruese dhe irrituese ndaj Kur’anit Famëlartë prej duarve të ushtarëve amerikanë në kampet e paraburgimit në “Ebu Garib” në Irak, dhe në “Guantanamo” në Kubë, ku poshtërimi i shpirtit njerëzor u shoqërua me poshtërimin e Kur’anit. Tejet tronditës dhe çuditës ishte fakti se, përderisa muslimanët po përjetonin shkeljen e çdo kufiri të të drejtave njerëzore, në kryeqendrat perëndimore qytetarët muslimanë u ndoqën me fushata armiqësore kundër tyre prej perëndimorëve.

Nuk mund të lihet pa u përmendur edhe armiqësia e një pas njëshme kundër xhamive në Irak dhe Afganistan, të rëna pre të uzurpimit, me goditje të drejtpërdrejt ndonjëherë, e ndonjëherë me bastisje me justifikimin për të kërkuar të armatosur e për t’i ekzekutuar, e ndonjëherë tjetër edhe me mbytjen e njerëzve brenda tyre!

Urrejtja është e shfaqshme dhe e vazhdueshme nga fjalët e të shumtëve prej udhëheqësve dhe politikanëve, në broshura të disa mendimtarëve, po ashtu nëpërmjet mediumeve të llojllojshme, në filma dhe telenovelash, e tregimesh të formësuara për t’i mëveshur islamit dhe muslimanëve mangësira, dhunë dhe terrorizëm!

Sigurisht që heshtja e shumicës së akademikëve dhe mendimtarëve (perëndimor) në kundërshtimin e këtyre dukurive armiqësore në vendet tuaja, na fut në huti në zgjedhjen e vijës për t’ju vënë në të: a jeni në vijën e të drejtave të njeriut dhe respektit reciprok; apo, në vijë të flakjes dhe shkeljes të të drejtave të njeriut dhe shkeljen e identitetit të të tjerëve?
Ne pyesim: vallë, a thua kur ju përçmoni me mburrje Profetët e Zotit e bëni në emër të lirisë së mendimit, apo me lirinë por kundër identitetit të të tjerëve?

Sulmi kundër Profetit Islam (Bekimi i Allahut dhe paqja e Tij është mbi të) :

Megjithëse disa civilizime të vjetra i luftuan muslimanët, shumica e atyre civilizime nuk e trashëguan urrejtjen ndaj Profetit Islam siç bënë disa vende evropiane dhe Kishat e tyre. Armiqësia krishtere ndaj Islamit dhe Profetit Islam jashtë Evropës Perëndimore nuk u shndërrua në urrejtje të vazhdueshme historike, që duhej ruajtur dhe vënë gjithnjë në planin e ceremonive fetare, në hapësirat e Kishave dhe në lokalitete të ndryshme siç po ndodh në Evropën Perëndimore. Ky është një fenomen që duhet ndalur, dhe vënien e rrugëve të duhura për t’i dhënë fund gjurmëve të tij.

Rrjedhimisht parashtrohet pyetja: Për çfarë disa në Perëndim bëjnë çmos për të shkatërruar shëmbëlltyrën historike dhe bashkëkohore?
Kush jeton pa të kaluarën, është i pa të ardhme. Shoqëri pa histori, është e pa themeltë. A kjo po kërkohet (të qenit pa të ardhme) kur përçmojnë Profetin tonë?
Ne jemi të bindur se vija materialiste shthurëse në Perëndim do që njerëzimi në përgjithësi, e muslimanët në veçanti të shpërbëjnë çdo vlerë njerëzore të ndritshme. Sulmi ndaj të zgjedhurve të shoqërisë pejgamberike dhe pasuesve të tyre, është veçse një shkallë prej shumë shkallëve drejt shkatërrimit të së kaluarës së ndritshme historike.
Këto përpjekje vejnë përballë shoqërinë islame për të qenë e pakompromist në mbrojtje të Profetit të tyre dhe të gjithë Profetëve të Zotit. Këtu është vija që ne nuk mund të tolerojmë shkeljen e saj, sido qofshin formësimet justifikuese në emër të lirisë së mendimit dhe të shprehjes.

Padyshim që Bota Islame kurrsesi nuk mund të pranoj rrjedhojat e këtyre formësimeve justifikuese të Perëndimit, siç edhe Perëndimi nuk do të merrte barrën e pasojave për disa të drejta njerëzore në Lindje.

Ne thërrasim për një rishqyrtim serioz nga mendimtarët perëndimor të këtyre dukurive, dhe ne presim që mendimtari perëndimor të jetë ruajtës i interesave të Kulturës Perëndimore, e nuk ka të drejtë Perëndimi – siç pretendojnë disa -, në fajësimin e të tjerëve dhe talljen me ta, e në veçanti me Profetët.

Armiqësia ndaj Mesxhid el-Aksa – Xhamia e të gjithë Profetëve :

Ndër format e armiqësisë dhe shkeljen e të shenjtave të shoqërisë islame është edhe uzurpimi i Mesxhid el-Aksasë, dhe armiqësia e herë pas hershme të saj, e cila ndodh me përkrahjen ose së paku para syve të qeverive perëndimore, dhe me mbështetjen e rrymave religjioze perëndimore.

Na bëri përshtypje se si Amerika nuk vë veto në qarqet e Kombeve të Bashkuara veçse kur bëhet fjalë për t’i justifikuar (mbrojtur) armiqësitë e një pas njëshme të sionizmit në tokën e Palestinës së uzurpuar; dhe për të ruajtur sundimin hebre mbi Mesxhid el-Aksanë, prej të cilit shoqëria islame nuk mund të heq dorë!

I përsërisim pyetjet tona drejtuar akademikëve dhe mendimtarëve perëndimorë: Çfarë qëndrimi keni përballë padrejtësive kundër të shenjtave të muslimanëve në Palestinë, kundër popullit palestinez, të cilit i mohohen të drejtat më themelore?!

Ne jemi duke i vështruar me vëmendje kontradiktat: mes thirrjes së perëndimit ndaj muslimanëve që për model demokracie të marrin perëndimin ndërsa qeveritë perëndimore luftojnë zgjedhjen e lirë të palestinezëve për qeverinë e tyre!
Heshtja e mendimtarëve perëndimorë ndaj shkeljes së të të drejtave njerëzore dhe ndaj të shenjtave në Palestinë është turp i dyfishtë: mbi ata që thërrasin në të drejta dhe liri, dhe mbi thirrësit në demokraci në çdo cep të botës.

Prandaj, ju ftojmë që ta flakni këtë turp që e mbollët duke iu bashkangjitur mendimtarëve të drejtë kudo në botë, të cilët i mbrojnë njëmend të drejtat e popujve për t’i rikthyer të shenjtat e tyre dhe tokat e tyre të uzurpuara, dhe rikthimi natyral i të drejtës së zgjedhjes se kush t’i udhëheq politikisht dhe në planin shoqëror, dhe të drejtat e tyre humane si njerëz, të drejtën për rezistencë ndaj të padrejtës, uzurpimit, dhe përballja me poshtërimin dhe uljen me të gjitha format ligjore.

Tallja me veshjen islame të gruas muslimane – mbulesën (hixhabin) islame :

Në Demokracinë Perëndimore e drejta personale është e ruajtur me ligj, siç thërret Perëndimi në kulturën e tij intelektuale dhe shoqërore. Po ashtu prej të drejtave të gruas- sipas demokracisë së tyre -, të mos i mohohet e drejta individuale në mënyrën e të veshurit përderisa nuk bie ndesh me rregullat e tyre etike apo vlerat e përgjithshme të shoqërisë.

Por, Bota Islame befasohet kur sheh se si fushatat sulmuese dhe tallëse kundër veshjes islame është në rritje e sipër pikërisht në Perëndim. Kjo po bie ndesh me vlerat demokratike që propagandon t’i përçoj në Botën Islame. Nuk ngritën zërin shoqatat ndërkombëtare të grave në Botë për mbrojtjen e të drejtave më themeltare të gruas muslimane! A thua vallë, e drejta e zhveshjes përmbihet dhe mbrohet, ndërsa e drejta e veshjes dhe ruajtjes luftohet dhe fajësohet?

Të drejtat e njeriut në Perëndim përfshin edhe të drejtën e ruajtjes së identitetit, madje edhe mbrojtja e tij, e jo më të sulmohet! E si mund të pranoj Perëndimi që t’i cenohen të drejtat qytetarëve të tij muslimanë në zgjedhjen personale se çfarë të vesh?

Ku është Perëndimi në trashëgiminë e tij intelektuale, fetare dhe shoqërore? Në të kaluarën, gruaja perëndimore ishte e zbukuruar me moral të lartë – dhe vazhdojnë-, visheshin të mbuluara mirë, përafrohej më veshjen islame, siç vishen murgëreshat dhe gratë e fshatrave sot. A do të thotë kjo që, nëse Perëndimi do të heq dorë nga kjo e kaluar, ta marrin për model të gjitha vendet e tjera nëpër botë?

Ne refuzojmë çdo sulm që i bëhet vlerave nëpër Botë. Nuk e shohim këtë model tuajin si shkëmbim të çmueshëm për qytetërim dhe përparim! A mos problemi qëndron në atë se, veshja islame, agoi simbol i vlerës së lartë, që sot po luftohet në Botën Perëndimore?

Kodet dhe ligjet që përmbajnë të drejtën e gruas muslimane në veshjen islame – siç e shohim sot-, legjitimon në shumë vende evropiane shkuljen e të drejtës së ndërgjegjes dhe veshjes së gruas muslimane në Perëndim; a është kjo thjesht armiqësi ndaj Islamit, që shihen shfaqshëm tek disa në zhvillimet e fundit; apo për shkak të armiqësisë të rrjeteve shthurëse të çdo vlere; apo, ngirja e tekave dhe epsheve të thirrësve në shthurje morale dhe vlera ndër-shoqërore?

Pyetjesh që duhet të përballen të zotët e arsyes dhe të mendjes në Perëndim, shqetësime këto të Botës Islame, dhe të përballen njashtu me atë se çfarë sjell ky fenomen ngjizës në këndvështrimet e jetës intelektuale në Perëndim.

Lufta e Mendimeve :

Islami është etiketuar me fajësime të llojllojshme kohëve të fundit prej disa mendimtarëve dhe personaliteteve të jetës fetare dhe politike në Perëndim. Ndër fajësimet që i bëhen Islamit, është pretendimi se Islami është përhapur me dhunë nën hijen e shpatës, dhe që në Islam nuk ka jetë intelektuale; e që Islami është fe e terrorizmit dhe prapambeturisë, e fajësime të tjera të pabaza dhe të pavërteta!

Qëllimi i kësaj letre nuk është t’ju japim përgjigje të gjerësishme kundër këtyre akuzave, por na duhet vetëm t’ju dëftojmë në atë se këto akuza bien ndesh me logjikën e kërkimit shkencor dhe komunikimit të arsyeshëm, dhe se këto akuza bëjnë pjesë në një plan tjetër: lufta e mendimeve; luftë e shpallur nga disa organizata të mëdha në Amerikë me qëllim për njollosjen e Islamit.

Konfirmojmë se Islami është përhapur nëpërmjet lëvizjes në Rrugën e Allahut, dhe gjithashtu nëpërmjet thirrjes paqësore. Në të gjitha civilizimet u është shfaqur nevoja për fuqi mbrojtëse të interesave dhe vlerave të tyre. Këtë e dëshmon edhe teoria e “luftës së drejtë”, e cila u mbështet edhe nga Kisha Evropiane. Po ashtu edhe sekularistët perëndimor, në mbrojtje të interesave të tyre kulturore- perëndimore.
Pse kjo e drejtë t’i mohohet Islamit? Ju e keni lexuar historinë, dhe jeni në dijeni se Indonezisë, Malajzisë, Filipinës dhe vendeve të tjera aziatike dhe afrikane, nuk iu mbërritën ushtrish muslimane, e si atëherë gjithë ata njerëz hynë në Islam?!
Pyetja që parashtrohet vetvetiu në të sotshmen është: Pse përhapja e Islamit është e vazhdueshme dhe në rritje në vende të ndryshme të botës, e në veçanti në Perëndim, megjithëse nuk po përdoret asnjëfarë dhune, por vetvetiu dhe vetpërgjigje e natyrës njerëzore?
Ndërkaq, nëse flasim për rolin e jetës intelektuale në Kulturën Islame dhe në kulturat tjera, paraprakisht na duhet të konfirmojmë faktin se, të gjithë historianët thonë se, Historia Perëndimore gjithnjë u gjend në dy pole ekstreme: ose poshtërim i jetës intelektuale pafundësisht; ose ngritja e tij deri në adhurim pafundësisht; ndryshe: kalimi nga një kontradiktë në kontradiktë tjetër. Ndërsa gjithnjë Bota Islame është njohur për ekuilibrim të jetës intelektuale dhe përdorimit të saj në formë të drejtë në shërbim të efektshëm të njeriut dhe njerëzimit.

Pyesim: Pse përpiqen disa sosh rrymash fetare në Perëndim ta njollosin rolin e logjikës në Islam: a është kjo një përpjekje për t’i fshehur mangësitë e tyre; apo afrim me rrymën laike në përballje me Islamin?

Ne ftojmë veçanërisht Njerëzit e Kishës për t’i rishikuar me arsye të pastër qëndrimet e tyre ndaj programit të tyre besimor, e në krye të rishqyrtimit, teorinë e hyjnisë së Zotit, e kjo do t’i bëj të dallojnë se sa kontradikta në logjikë gjejnë aty. Ndoshta mbizotërimi i njerëzve të Kishës dhe armiqve të tyre kundër shkencës dhe jetës intelektuale ishte arsye kryesore për kryengritjen e tyre kundër Kishës, dhe arsye që u vënë në mbrojtje të vijës materialiste, e cila po pushton vendin e tyre.

Ndërkaq, fajësimi më i bujshëm në Perëndim që po i bëhet Shoqërisë Islame dhe Fesë Islame, ajo që po e quajnë “Terrorizëm”, akuzë kjo e padrejtë dhe pa kurrfarë mbështetjeje historike. E dihet mirëfilli se shoqëria muslimane njihet si shoqëri e mëshirës dhe mirësisë.
Ne thërrasim akademikët dhe mendimtarët perëndimor që të marrin iniciativën për t’u çliruar nga vijëzimet e trashëguara nga luftërat që Perëndimi i thërret “Kryqëzata”, të cilat prej çdo këndi ishin luftëra terroriste, me notë të lartë, madje.
E, kush vazhdon të na akuzoj për terrorizëm, vet janë ata që dje dhe sot shkaktuan vrasje të tmerrshme, luftërash, që mori me vete dhjetëra miliona njerëzish, e në veçanti dy luftërat botërore, në të cilat nuk kanë fare gisht muslimanët në ndezjen e tyre.

Intelektualët e Botës Islame venerojnë se disa njerëz armiqësor në Perëndim sulmin e tyre ndaj muslimanëve e perceptojnë sulm të drejtpërdrejt të Islamit, dhe përpjekje për t’i ndryshuar muslimanët…përpjekje për ta ndryshuar Islamin.
Atyre iu themi: Islami nuk ka nevojë për protestantizmin e shpikur bashkëkohor, sepse Islami njihet për fe e progresit, dhe se përhapet pa pas nevojë që të ndryshohet…E pse atëherë kërkoni ndryshimin e tij?

Ka arritur në atë shkallë mëria e disa intelektualëve dhe pushtetarëve perëndimor – siç e shohim dhe e vërejmë -, saqë kanë filluar të thërrasin për të bërë ndryshime dhe reforma besimore dhe ideore brenda fesë së tyre, thuajse nuk dinë gjë për të, veçse të sigurt se është në kundërshtim në atë që është i rënë dakord krishterimi bashkëkohor, duke u bashkëdyzua me liberalizmin perëndimor, për të formuar bashkërisht një fe tjetër, që pastaj ithtarët e kësaj feje të re të besojnë që çdo kundërshtar i kësaj feje duhet të ndryshoj qëndrimet e tij në mënyrë që të jetë në pajtueshmëri me atë fe të re.
Padyshim ne jemi të sigurt se feja jonë islame, e cila ka për të mbetur e paprekshme, lehtësisht mund t’i zgjidh problemet e kulturës perëndimore, prandaj, pikërisht disa njerëz përpiqen që ta flakin praninë e Islamit të pastër në Perëndim, ndërsa disa mendojnë se prezenca e islamit të pastër shkatërron legjendën e përfundimit të historisë njerëzore.

Ne refuzojmë fuqishëm përpjekjet për shkuljen e të drejtave të shoqërisë sonë muslimane për të mbajtur logjikën e saj intelektuale, dhe konfirmojmë njëkohësisht interesimin tonë për t’u njohur me kulturat e të tjerëve dhe përfitimi prej të mirave të tyre, duke vërtetuar njëherazi se intelektualizmi perëndimor në fushën e fesë, legjislacionit, të etikës dhe të vlerave nuk është botërore (që duhet pranuar patjetër) e as e shenjtë. Dhe, çfarëdo përpjekje për ta bërë ashtu, ka për të qenë e pasuksestë.

Të gjitha shoqëritë islame kanë filluar të besojnë se sulmi i disa intelektualëve perëndimor mbi islamin në emër të “Lufta e Mendimeve” nuk është veçse druajtja e tyre prej mesazhit të mirëfilltë civilizues të Islamit, e cila qëndron e fuqishme para zotërimit perëndimor.

Ajo që ju e quani “Lufta e Mendimeve” është një zgjedhje e papranueshme për ne, por ne nuk rrimë të heshtur kur na i ngacmon ndjenjat tona. Fushëbeteja në planin e intelektualizmit është fushë e shoqërisë sonë, ne jemi kryesuesit e saj!
Në botën tonë nuk është i nevojshëm veçimi i intelektualëve tanë apo pushtetarëve, por bindja dhe siguria që jemi të palëkundshëm në themelet tona, dhe bindja e plotë në fuqinë tonë për të dhënë, madje edhe për të ndryshuar për mirë mangësitë ekstreme në fushën e besimit, të mendimit dhe të vlerave edhe brenda kulturës perëndimore.

Si ta shpjegojmë sulmin ndaj vlerave tona?

Në saje të deklaratave zyrtare të disa perëndimorë, dhe nëpërmjet të disa ideve qofshin gojore apo të shkruara, të cilat përfaqësojnë frymën intelektuale që mbizotëron në jetën perëndimore sot, tregon se: Sulmi ndaj Botës Islame nuk është një veprim rrjedhojë e veprimit individual apo reagim ndaj një rastit të veçantë, por një plan madhor i projektuar me kujdes, për ta shpërbërë Shoqërinë Islame në Botë. Kjo e shpjegon përdorimin e shprehjes “Lufta e Kryqëzatave” nga Presidenti Amerikan, Xhorxh W. Bush, kur po fliste për luftën e tij të hapur kundër asaj që e quan “Terrorizëm”, në Irak, Afganistan dhe gjetkë. Po ashtu e shpjegojnë deklarimet e ish-Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, kur u drejtua me akuza të ashpra ndaj Islamit, i cili e quajti fe të prapambetur, dhe mohoi frytet që dha përgjatë historisë. Deklarata të këtilla janë përsëritur edhe nga ish-Kancelari Gjerman, i cili theksoi se nuk do të lejoj që Islami të rrezikoj Kulturën Evropiane.

Shtrohet pyetja: Çfarë fshihet mbrapa këtyre sulmeve? Nëqoftëse shpjegimi gjendet në atë se, është liri e shprehjes në kritikë ndaj feve kundërshtare, atëherë pse nuk sulmohen nga fetë perëndimore bashkëkohore fetë tjera, si: hinduizmi, hebraizmi, budizmi etj.? Kjo na e bën të qartë se gjetja e justifikimit në thirrjen për shprehjen e lirë nuk është e sinqertë.

Po ashtu pyesim: A janë ngjarjet e fundit në jetën politike arsye për këtë fushatë armiqësore? Ne nuk mund ta pranojmë këtë supozim, sepse sulmi ndaj Islamit parapriu ngjarjet e fundit, që për to u fajësuan një grup i vogël muslimanësh.

Të shumtë janë në mesin e intelektualëve dhe udhëheqësve muslimanë të cilët e shohin sulmin ndaj të shenjtave dhe vlerave islame si rrjedhojë e të kuptuarit të disa
mendimtarëve dhe liderëve në Perëndim se Bota Islame është duke rikthyer perspektivën e vet dhe duke u këndellur prej gjumësisë së saj për të vazhduar mesazhin e tij në ngritjen e njerëzores dhe për t’i siguruar lumturinë, dhe se po përfaqëson një konkurrencë të vërtetë në fushën e jetës intelektuale dhe kulturore.

Ne pamë me kujdes raportin e Organizatës për Tolerancë Ndërfetare me seli në Kanada, e cila pohon se numri i muslimanëve në vitin 2003 ishte 1 miliard e 226 milion, apo 19% të banorëve të botës. Ndër tjerash vërteton se Islami është feja e vetme në rritje të vazhdueshme, ndërsa shifra e ithtarëve të feve tjera është në pakësim e tutje. Po ashtu kjo organizatë parasheh që Islami të jetë feja e vetme ekzistente në Botë para vitit 2023.
A janë këto statistikat e fundit nxitëse për ngjalljen e frikës prej Botës Muslimane tek disa liderë dhe mendimtarë në Perëndim? Kjo është një pyetje që ua drejtojmë juve.
Ne jemi para një fakti: standarde të dyfishta; përderisa shohim përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve dhe mendimtarëve në Perëndim për t’i siguruar vlerat perëndimore të cilat pasqyrohen në përkrahjen e të drejtave individuale dhe programit demokratik…, njëkohësisht shohim se si po intensifikohen përpjekjet për të shkulur të drejtat e muslimanëve në vendet tuaja dhe mosdurimi nga pasqyra islame e jetës së përditshme të muslimanit, dhe nxitje për dëmtimin e tyre brenda shtëpive të tyre, dhe përpjekjet e vazhdueshme për të pasur nën kontroll dhe zotërim kolonial të Botës Islame.

Po ashtu venerojmë se si kalohet fajësia për armiqësi së fundmi prej disa udhëheqës të Perëndimit tek disa popuj duke përdorur mediat dhe taktika politike armiqësore, të cilat zakonisht justifikohen në saje të civilizimit dhe intelektualizmit. Është e qartë se Mediat Perëndimore nuk janë të depolitizuara, por të kundërtën: ndërrojnë rolet saherë u duhen vendime.

Më e keqja si rrjedhojë e nxitjes së këtij lloj përdorimi të mediave është pengimi i popujve të pranojnë udhëzimin hyjnor. Çfarë tërheq vëmendjen është edhe përfshirja e fuqishme e vijës fetare në Perëndim në këtë fushatë; ose duke fshehur Islamin e vërtetë, ose duke e shformuar e larguar njerëzit prej tij; ose duke fshehur profecitë e qarta të cilat tregojnë për pejgamberllëkun e Muhamedit (Bekimi i Allahut dhe paqja është mbi të) në dhiatën e vjetër dhe të re.

E pranishme është edhe një dukuri tjetër e sulmit medial dhe politik në Perëndim: kundër shkrimeve perëndimore të cilat shfaqen ndonjëherë dhe e thonë të drejtën ndaj muslimanëve, por këto shkrime hasin dhunë dhe agresivitet, gjë që tregon se në Perëndim është një forcë që në interes të saj është që popujt perëndimor të mos e shohin Shoqërinë Islame dhe Fenë Islame veçse në imazh të keq dhe të errtë.

Ne konfirmojmë fuqishëm rëndësinë e dialogut mençurisht midis civilizimeve, kështu për të arritur deri tek e vërteta. E më pas, për t’i dhënë fund cenimit të të drejtave të tjetrit. Jemi të sigurt se sot është i mundur komunikimi midis kulturave, me kusht që të jetë i drejtë dhe fer.

Padyshim që Civilizimi Perëndimorë sot nuk është veçse fryt i përfitimit nga potenciale qytetare dhe teknologjike të civilizimeve tjera nëpër botë. Por Perëndimi do që frytet e këtij civilizimi t’ia njoh vetëm vetvetes dhe ato fryte që gjinden në vijën e tyre. Kështu që, insiston t’i mohoj frytet e Botës Islame që qenë shkaktare për zhvillimin materialist-teknologjik, e si rrjedhojë, Bota Islame të jetë e zënë me konflikt të brendshëm dhe paradokse, të cilat i nxitë Perëndimi dhe u bën jehonë!

Ngecja e rrugës për reforma, zhvillim dhe kreativitet tek ne ndikojnë shumë shkaqe. Gjendja në të cilën ndodhej Civilizimi Islam përgjatë historisë së saj, tani është më ndryshe, por kjo nuk do të thotë se ngecja jonë na bën neve shoqëri të prapambetur në kulturë dhe vlera. Bile ne zotërojmë një pasuri të majmë vlerash, modelesh, bazën e udhëzimit dhe dritën, që kurrë nuk mund të lëshojmë pe e as ta anashkalojmë përgjegjësinë e thirrjes së njerëzve në të.

Ju thërrasim për ndryshim qëndrimi ndaj epërsisë kulturore kundër kulturave tjera, ndërkaq apelojmë akademikët dhe intelektualët tuaj të jenë më objektiv dhe të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj Islamit, vlerave madhështore të tij, dhe frytet e tij dhënë njerëzimit për gjatë shekujve.

Mund të mos jetë gjendja aktuale në Botën Islame aq e favorshme, por bazat e islamit në besim, programin hyjnor, në civilizim dhe moral sigurisht që është tepër e veçantë, të favorshme për çdo kohë dhe vend. Edhe pse Bota Perëndimore ka korrur sukses në kreativitetin materialist, themelet mbi të cilat është ngritur nuk janë të favorshme për njerëzimin në një kohë tjetër. Ne, ua konfirmojmë se me gjithë mangësitë të gjendjes sonë aktuale, nuk na bën të ndryshojmë mendim përballë rëndësisë ndaj kulturës sonë dhe fesë sonë për njerëzimin.

Prandaj, o ju akademikë dhe udhëheqës, ju komunikojmë, dhe nëpërmjet jush thërrasim të gjithë ata që heshtin në shoqëritë tuaja, i thërrasim edhe ata që janë të implikuar në fushata armiqësore ndaj vlerave tona, të shenjtat tona, kapacitetet tona, dhe kërkojmë nga të gjithë:

E para: Ndalni duart tuaja kundër nesh! Mos ndërhyni në çështjet tona. Mjaft armiqësisë ndaj vlerave dhe të shenjtave tona! Pasojat e këtyre armiqësive ka për t’i pësuar ekonomia juaj, e cila është në varësi prej vendeve tona, e nuk mund të përfitoni veçse duke qenë të drejtë dhe fer.

E dyta: Ju bëjmë apel që të bashkëpunoni me ne, në ngritjen e arsyes, të flaken tribunat mediatike dhe kulturore të cilat poshtërojnë të shenjtat tona, e në veçanti Kur’anin tonë dhe Personalitetin e Profetit tonë. Nëse vazhdohet me përkushtim në rrugën që jeni, atëherë e detyroni Shoqërinë Islame që të përdorë të drejtën e saj legjitimore për t’i bërë rezistencë të gjitha ngjyrave të kolonializmit kulturor, civilizues, politik dhe ushtarakisht me Perëndimin.

E treta: Shohim që të përcaktoni – në vend se të studioni metoda, e të thurni plane për të na rrethuar dhe mbizotëruar ne, kulturalisht, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht-, një pjesë të përpjekjeve tua intelektuale dhe shkencore në kërkim të vërtetës në lidhje me krizën kulturore mesnesh të ballafaquar ne dhe ju. Dhe, në lidhje me qëllimin e vërtetë të mesazhit profetik të Muhamedit (Bekimi i Allahut dhe paqja e Tij janë mbi të). Po ashtu ju bëjmë apel që t’i hapni zemrat dhe mendjet tuaja për të kuptuar, apo për ta kuptuar mesazhin global të Islamit tonë, dhe të vërtetat e fesë sonë dhe vlerave tona, para se t’i sulmoni dhe të bëheni barrierë e tyre.

E katërta: Ju dëftojmë për rëndësinë që ka interesimi i intelektualëve dhe udhëheqësve në Perëndim për reforma dhe ndryshime në çështjet e tyre, para se të ndërhyjnë në çështjet e shteteve tjera dhe kulturat tjera në Botë. Perëndimi me të vërtetë ka nevojë për një projekt ndryshimi thelbësor. Më me prioritet jeni ju për reforma se sa Bota Islame të cilës doni t’ia detyroni. Ne jemi të bindur se shoqëritë perëndimore dhe shtetet e tij janë në buzë të greminës të rrezikshme prej shpërbërjes, shkatërrimit dhe varfërimit kulturor poqë se udhëheqësit e tij vazhdojnë eksportimin e të keqes dhe të padrejtësive nëpër botë. Sepse këto të këqija do t’u kthehen të gjitha si shigjeta në kokat e eksportuesve dhe shpërndarësve të tyre.

Nëpërmjet kësaj letre ne apelojmë akademikët dhe intelektualët në Vendet Perëndimore që të themeloj një projekt “Reformimi i Perëndimit”, me qëllim për të rikthyer vlerën e besimit të vërtetë, që ftuan në të profetët, dhe që të synoj respektimin e profetëve – bekimet e Allahut dhe paqja e Tij qoftë mbi të gjithë ata; dhe të jetë në ndihmë të pafajshmëve; dhënia fund të padrejtësive, keqtrajtimeve në të gjithë botën, e jo vetëm në Perëndim.

Ne apelojmë intelektualët perëndimor dhe udhëheqësit e tyre t’i qasen – para se të thërrasin për reforma në Botën Islame, apo siç e quajnë “Lindja e Mesme Gjigante”- për reforma shoqërive të tyre në planin e familjes, martesës dhe moralit; ta ruajnë individin prej terrorizmit afarist dhe pushtetit kapitalist; t’i kthehet respekti dhe rëndësia vlerave shoqërore karshi vlerave të mallit dhe tregtisë; dhe t’i bashkohen forcave globale për t’i bërë rezistencë shtimit të varfanjakëve dhe kthimi i vlerës për edukim. Ky është një projekt që i ka ardhur koha për ta shpëtuar Perëndimin prej mbizotërimit të një pakice laike e cila synon të shkatërroj të gjitha përmasat njerëzore dhe vlerat morale sot në Botë.

E pesta: Perëndimi duhet që të kërkoj falje për keqtrajtimet e një pas njëshme bërë Islamit. Njashtu të kërkoj falje për të gjitha krimet e bëra në emër të tij
kundër muslimanëve para kolonializmit, gjatë kolonializmit dhe pas tij. Ndërkaq, duhet të kuptoj se si administrohet fuqia në një Botë të larmishme me mendime dhe kulturash.
Ndërkaq mesazhi ynë për ata që këmbëngulin në armiqësi ndaj shoqërisë sonë, u themi: Islami nuk ka pas të ndalur kurrë në asnjë kohë në përhapjen e tij me gjithë sulmet që i janë bërë. Gjithashtu nuk ka për të pasur të ndalur edhe në kohën e tanishme e as në të ardhmen, përderisa Allahu të bëj të vdes çdo gjë në tokë! Dhe se, Shoqëria Islame ka potencial dhe kapacitet të veçantë për të ringjallur kulturën dhe civilizimin e saj pas rënies, siç është dëshmitare rrjedha e historisë.

Roli i shoqërisë sonë nuk përqendrohet vetëm në mbrojtje të vlerave tona dhe fesë së saj, por përqendrohet edhe në shpalosjen e kurtheve kundër njerëzimit. Do ta kuptojnë popujt perëndimor se ajo që po bëjnë armiqtë e Shoqërisë Islame në Perëndim, po dëmtojnë më shumë Botën Perëndimore se sa Shoqërinë Islame, të cilët po bëjnë të humbet profiti i bashkëpunimit me më shumë se 1 miliard e 200 milion njerëz, të cilët konsiderohen fuqi e madhe konsumuese në Botë, dhe se vendet e tyre islame përmbajnë pasurish të mëdha natyrore, që janë shtytës për rrotën e përparimit dhe qytetërimit, ndërsa mbi supet e tyre mbajnë përgjegjësinë më të madhe të ruajtjes së drejtësisë dhe korrektësisë.

Zhvillimi teknologjik i dobishëm për njerëzimin në Perëndim nuk do të thotë e as të tregtojmë vlerat tona me shkrirje në kulturën e tyre. Ne kundërshtojmë pasimin e verbët të Perëndimit apo të kujtdo tjetër, edhe pse njëkohësisht nuk refuzojmë të përfitojmë prej të mirave teknologjike dhe industriale, dhe shkëmbim interesash me ta.

Ne apelojmë akademikët dhe intelektualët në Perëndim që t’i qasen seriozisht njohjes së Fesë Islame dhe të Shoqërisë Islame. Shtytësi dhe argumenti pse kërkojmë këtë është: urdhri hyjnor, i cili u shpallë në Librin e Allahut – Kur’ani Madhështor – dhe e pamë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë mesazhin tonë për ju, me këto fjalë të Allahut të Lartmadhëruar:

Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”!
[Kur’an, 3:64]

Burimi: http://www.alettertothewest.com/ar
Votimi: http://www.alettertothewest.com/en/?section=Singer

Artikulli paraprakÇfarë thonë Europjanët për zhvillimin e shkencës të Muslimanëve
Artikulli vijuesÇfarë kanë thënë Dijetarët e Ehli Sunnah`uel Xhemah për Shiitët (Rafidhat) ?