Si mund që Muhammedi (a.s.) i vogël t’ju ndihmojë në edukimin e fëmijëve

Shkretëtira ka ofruar një mjedis të favorshëm që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. të mësojë përgjegjësitë e jetës dhe komunikimin me tjerët. Pavarësisht të nxehtit të pamëshirshëm dhe vështirësive në jetë, shkretëtira i dha një hapësirë shumë më të mirë për shkarkimin e energjive se sa rrugët e ngushta dhe të mbushura të Mekës.

Mund ta paramendojmë se Muhamedi (a.s.) i ri, në shkretëtirë ka punuar llojlloj punësh shtëpiake si bartja e ujit, kujdesi për bagëtinë ngritjen e tendave, ndihma ndaj më të vjetërve dhe mysafirve, kështu atij i zhvilloi aftësinë e bashkëpunimit dhe kujdesin ndaj të tjerëve.

Jeta nomade do të thotë lëvizje e përditshme, ngritje e tendave, ruajtje e bagëtive, gostimi i karvanëve etj. Të gjitha këto aktivitete ishin emocionuese për Muhammedin e vogël dhe një mundësi për ta ndërtuar karakterin.

Ekziston një lidhje direkte mes lëvizjes fizike të fëmijëve dhe arritjes së aftësive, ndërsa fëmijët me aktivitet fizik kanë tendencë për të qenë personalitete shoqërore si dhe të marrin rolin e liderit. Mos ua kufizoni lëvizjen fëmijëve tuaj dhe mundësojuni atyre një rreth të duhur i cili do t’i nxis të jenë të lëvizshëm.

Si mundet që Muhammedi (a.s.) i vogël t’ju ndihmojë në edukimin e fëmijëve tuaj?

Muhamedi i vogël:

Shkretëtira ia mësoi atij vetëkontrollin dhe disiplinën në një mjedis me shumë raste për argëtim dhe lojë.

Fëmija juaj:

Ofroi një mjedis ku do ta përmirësojë sjelljen e tij pa dënime dhe kërcënime. Jepni atij lojdra të shumta, sepse kjo është mënyra fëmijërore e mësimit.

Muhamedi i vogël:

Shkretëtira i ofroi atij rastin për bashkëveprim me njerëzit dhe i forcoi atij aftësinë e komunikimit me to.

Fëmija juaj:

Ndihmoni ta dojë leximin. Tregoni rrëfime të ndryshme dhe dëgjojeni me kujdes atë.

(Islampress)

Artikulli paraprakA ia ke paguar Allahut qiranë?
Artikulli vijuesBukuria dhe dashuria në jetën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.