Merkel, liderja me e fuqishme në Europë

Kush janë liderët më të fuqishëm në Evropë? Nuk ka dyshim që kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron në krye. Nëse do të ishte një autobus, ajo është drejtuesi dhe më pas vijnë liderët e tjerë të Evropës.

Pas zonjës Merkel, vjen kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron i ndjekur më pas nga presidenti francez Francois Hollande, dhe kryeministri italian Mateo Renzi.

Në top-listën kryesore përfshihet edhe Turqia. Faqja Politico.eu, ka bërë një renditje të ndikimit të liderëve në vendet evropiane, anëtare ose jo anëtare të Bashkimit Evropian. Lista më poshtë tregon ndikimin që kanë drejtuesit e qeverive që nisin nga ambasadorët e vendeve të tyre, e deri tek pushteti dhe influenca.

Për fat të mirë apo të keq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në fund të listës, i renditur në vendin e 33-të, ndërsa homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, është rreth 10 shkallë më lart. Në listë nuk përfshihet Kosova.

Shqipëria ka afër Malin e Zi, ose kryeministrin e saj Milo Gjukanoviq. Përkrah kryeministrave është renditur emri i ambasadorëve të vendeve përkatëse të akredituara pranë Bashkimit Evropian.

Shqipëria përfaqësohet nga Suela Janina. Roli i ambasadorit për influencë pranë Bashkimit Evropian është parësor në këtë përzgjedhje dhe me sa duket ambasadorja e vendit tonë pranë Brukselit nuk ka bërë punë të lavdërueshme, sigurisht sipas gazetës në fjalë. Kjo ka bërë që të humbasë pikë edhe kryeministri ynë.

Sa i përket kryeministrave dhe presidentëve matrica u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

A kanë një qeveri stabilel? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?

A kanë këtë udhëheqës një strategji koherente dhe pozita të forta negociuese në Evropë?

Shkoni poshtë një hartë interaktive që tregon çdo vend dhe renditjen e tyre.

Artikulli paraprakAhmeti – deputetëve serbë: Çështja e kishës, politikisht e ndjeshme
Artikulli vijuesMustafa: Në Bruksel u vlerësua se kemi përmbushur kriteret për vizat