Dhëmbët e fëmijëve dhe problemet që shfaqen me thithjen e gishtit dhe biberonit

Dhëmbët e fëmijëve gjatë zhvillimit dhe ndrrimit të tyre janë jashtëzakonisht të ekspozuar brejtjeve. Zakonisht dhëmbët e parë të qumështit dalin diku në moshën 6 mujore dhe të fundit diku në moshën 3 vjeqare. Dhëmbët e përhershëm dalin diku mes moshës 6 – 12 vjeqare.

Për t’u shmangur sulmeve thartinore në dhëmbë është me rëndësi, që gradualisht fëmijës së vogël t’i ipet ushqim dhe pije(gjithashtu qumësht të nënës dhe pemë) 4 – 6 herë në ditë.Pas daljes së dhëmbëve të parë, do të duhet t’i shmanget thithjeve të natës. Uji është pija më e mirë për shuarjen e etjës.Përdorimi i ushqimit me përmbajtje të vogël të sheqerit është përparsi për dhëmbët. Kishte qenë mirë, që fëmijëve nën 3 vjet mos t’u ipen fare ëmbëlsira, e në qofë se fëmijët më të rritur hanë ëmbëlsira, është më e preferueshme që ato të ipen pas shujtave ushqimore dhe në ditë të caktuara, më së tepërmi 2-3herë në javë.

Bakteret që shkaktojnë brejtjen e dhëmbëve prej të rriturve kalojnë lehtë në fëmijë. Për këtë arsye prindërit dhe kujdestarete fëmijës nuk bën të lëpijnë lugën, biberonën etj. Luga e cila bie në tokë duhët të shpërlahët me ujë të pastërt. Shishja ushqyese dhe biberona duhet larë çdo ditë me kujdes.Brushimi i dhëmbëve duhet filluar menjëherë pas daljes së dhëmbëve të parë dmth: qysh para njëvjetorit të parë. Kur brushimi i dhëmbëve fillon heret, fëmija fiton shprehi kështu që ai më vonë do të din të kujdeset pavarësisht për dhëmbët e tijë.Dhëmbët e fëmijës pastrohen me brushë të vogël e të butë.Fëmija ka nevojë për ndihmen e prindërit deri në moshën shkollore, posaqërisht në pastrimin e dhëmbëve të pasëm.Fluori i forcon dhëmbët. Përdorimi i fluoripastës së dhëmbëve mund të fillohet nga mosha dy vjeqare, atëherë kur dhëmballat e qumështit kane dalur dhe se fëmija din të pështyjë. Si alternativë mund t’i ipen tableta fluori.

Problemet që shfaqen me thithjen e gishtave?

Femijeve nuk preferohet fare, që lëngjet t’i ipen me anë të shishes ushqyese pasi, që mund të krijon shprehi nga e cila është vështir të ndahet.Përdorimi i shumtë dhe i gjatë i biberonës (3 – 4 vjet) si dhe thithja e gishtit mund ta keqësojnë poziten e dhëmbëve që zhvillohen në gojë.

Lëkura e gishtit që thithet, nën ndikimin e pështymës, mund të lëndohet dhe të jetë derë e hapur për infektime. Duke i prekur sendet
e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin në gojë mund të futen mikroorganizma të ndryshëm, disa prej tyre të aftë të shkaktojnë
sëmundje.
Thithja e tepërt e gishtit të madh mund të sjell deri te deformimi i qiellzës dhe i dhëmbëve, duke e ndryshuar nivelin e dhëmbëve (kafshimin).
Qiellëza bëhet e lartë, kafshimi i parregullt, pasi që dhëmbët e sipërm dalin përpara dhe jashtë. Te disa fëmijë formulimi i disa tingujve është i çrregulluar.

Si t’u ndihmoni fëmijëve që të ndërpresin me thithjen?

Në varësi nga mosha, mund të provoni diçka nga kjo që vijon:

* Shpërblejeni fëmijën – p.sh. I blini dhuratë që mendoni se e pëlqen, që ta përmbani vendimin e tij që të ndërpres me këtë shprehi.

* Përparimin e tij e regjistroni në kalendar – p.sh. shënoni një yll për një periudhë të caktuar kur fëmija nuk e thith gishtin. Bliini një lodër apo diçka tjetër për periudhën kur ai me sukses e ka mbiluftuar shprehinë.

* I vendosni një fashë (flaster) te gishti i madh – p.sh. gjatë natës që ta rikujtoni që mos ta thith gishtin.

* I blini një dorezë speciale – që ta mbrojë kur nuk do të mund ta ngadhnjej nevojën për thithje. Doreza duhet të jetë e bërë ashtu që të mos mundet vetë ta nxjerr.

* Thonjtë mund t’ia lyeni me një ngjyrë speciale me erë të vrazhdë, qe për këto qëllime shitet në barnatore. Tek ne është traditë të lyhet
gishti me diçka djegëse. Kjo sjell rrezik pasi mund ta prekë syrin.

Blerta Shaqiri/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakDyshon se në kishën e Graçanicës ka antena të telefonisë serbe
Artikulli vijuesKim i Koresë Veriore kërcënon Perëndimin