Implantologjia, metoda e mbjelljes së dhëmbëve

0
268
Sy të shndritshëm e dhëmbë të bardhë, këto janë fjalët më të përshtatshme për të përshkruar bukurinë e një personi, me të vërtetë, dhëmbët e bardhë dhe të përsosur mund të zbukurojnë shumë pamjen e njeriut, në të kundërtën, nëse një person nuk ka dhëmbë të mirë e të shëndetshëm, kjo gjë do të ndikojë jo vetëm në pamjen e jashtme, por do t’i sjellë edhe probleme shëndetit. Si duhet të veprohet në rast se kemi humbur një apo disa dhëmbë? A do të ndikojë kjo tek shëndeti?
 
Shëndeti i dhëmbëve është një pasqyrë e shëndetit të njeriut, ai nuk është i lidhur vetëm me paraqitjen e jashtme, por është i lidhur edhe me cilësinë e jetës së njeriut.
 
Një fjalë e urtë popullore thotë se kush ka dhëmbë të mirë, ka edhe oreks të mirë.

Shumë të moshuar nuk i kushtojnë rëndësi implantologjisë.

 
Në fakt, moszëvendësimi i dhëmbëve të humbura është shumë i gabuar, humbja e dhëmbëve do ta prishë integritetin tyre, duke shkaktuar dobësimin e funksionit të organit ripërtypës, duke ndikuar edhe në nxjerrjen e zërit si dhe në mimikë. Më poshtë do t’ju sjellim edhe ndikime të tjera dëmtuese për organizmin:
 
” Pa stimuj normal fiziologjik, kockat e nofullës do të goditen nga osteoporoza, atrofia, do të ulet funksioni i përtypjes dhe do të ngadalsohet edhe ritmi i të ushqyerit. Krahas plakjes, edhe funksioni i tretjes do të ketë probleme, si rrjedhim edhe stomaku do të ketë trazira pas ngrënies. Pra, humbja për një kohë të gjatë e dhëmbëve sidomos në një moshë të re, priret që të shkaktojë Alzheimer tek të moshuarit. “
 
Shumë njerëz që kanë përdorur proteza tradicionale hasen me disa problem të tilla si: dhimbje e mishit të dhëmbëve, apo nofullës e si rezultat është shumë e vështirë për t’u përshtatur.
 
Tani, krahas progresit të implantologjisë dhe ngritjes së standardit të jetesës, shumë individë pas humbjes së dhëmbëve zgjedhin implantin dentar.

Pra, çfarë është metoda e mbjelljes së dhëmbëve ? Le të dëgjojmë fjalën e profesorit në këtë fushë, Lin:

 
“Në fakt, me implantologji do të kuptojmë mbjelljen e një rrënje dhëmbi pa jetë, një rrënjë metalike e cila realizohet falë metodave të teknologjisë moderne, që mund të pranohet nga organizmi i njeriut.”
 
Për shkak të mungesës së njohurisë mbi mbjelljen e dhëmbëve, disa njerëz shqetësohen për përqindjet e suksesit dhe kohëzgjatjen e dhëmbëve të mbjellë. Në fakt, tani, implantologjia ka marr një hov të madh. Përqindja e suksesit është e lartë. Në përgjithësi, përqindja e suksesit pas mbjelljes dhjetëvjecare së dhëmbëve në nofullën e sipërme është 85%, kurse në atë të poshtme 90%.
 
Pacienti i parë që bëri implantin e parë në botë ka 43 vjet që e ka përdorur këtë teknologji. Prandaj, implanti dentar është konsideruar si një trajtim relativisht i gjatë e i qëndrueshëm, në vijim të dhëmbëve të qumështit dhe të dhëmbëve të përhershëm. Përdorimi i tij është në përgjithësi me një afat shumë të gjatë kohor. Pas statistikave të ndjekura gjatë 10 vjetëve të fundit, në më shumë se 6000 raste të implanteve dentare, 96,7% e tyre janë të sukseshme dhe funksionojnë normalisht.
 
Përveç kësaj, mjeket vëne në dukje, se për të moshuarit me një mungesë të konsiderueshme të numrit të dhëmbëve ose dhe pa dhëmbë fare, mbjellja e dhëmbëve është një metodë shumë efikase.
 
” Epërsia e implantit dentar është mbjellja e dhëmbëve me teknologji, projektim, e aparate të posacme “
 
Edhe pse implanti dentar ka përparësi të shumta, për disa persona të cilët vuajnë nga hipertensioni, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, osteoporoza, sëmundje infektive dhe çrregullimeve të koagulimit dhe sëmundjeve të tjera, duhet të marrin në radhë të parë trajtimin e duhur, deri në një gjendje të qëndrueshme dhe pastaj të kryhet implantimi i dhëmbëve. Përveç kësaj, personat nën moshën 16 vjec nuk duhet të përdorin këtë metodë pasi organizmi i tyre është ende i njomë dhe në fazë zhvillimi, gjë që do të do të ndikojë në rezultatin e mbjelljes së dhëmbëve.
 
Duke përfunduar, rikujtojme se ka disa pacientë që pas humbjes së dhëmbit, nuk shkojnë në kohë tek dentisti për trajtim, duke humbur kohën më të mirë për implant. Prandaj, pacientët po të humbasin dhëmbët ose kanë dhëmbë të prishur, duhet të shkojnë menjëherë në spital për trajtim. Mjekët do të gjejnë mënyrat më të përshtatshme të trajtimit të dhëmbëve dhe ju do të keni gjithmonë gojë të shëndetshme duke ruajtur edhe më mirë pamjen dhe shëndetin tuaj.