Një hajdut që sapo kishte grabitur brenda një qendre tregtare duket se e mori vetë shpërblimin që i duhej. Teksa vraponte me shpejtësi për t’u larguar nga vendi i krimit ai u përplas me xhamin e derës, i cili u bë copë e cikë, por hajduti shpëtoi paq me disa gërvishtje.
Siç tregojnë pamjet e kapura nga kamera e sigurisë, menjëherë sapo i ka rrëmbyer çantën nga dora një të moshuare, hajduti është vërsulur të dalë jashtë, por nuk e ka dalluar xhamin dhe është përplasur me të, duke përfunduar në anën tjetër të derës.
Njerëzit që ishin brenda dyqanit kanë vrapuar menjëherë për ta kapur, por, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij që ishte i armatosur, ai ka arritur të largohet.