Pesë shenjat e hershme të kancerit në mushkëri që duhet t’i dini

Koll i vazhdueshëm
Edhe përse kolli është ndër simptomat më të shpeshta të ftohtit dhe gripit, gjithashtu është edhe simptomë e kancerit në mushkëri, e veçanërisht nëse është i vazhdueshëm dhe nuk ndalon apo përmirësohet brenda dy jave.

Vështirësi në frymëmarrje

Vështirësitë në frymëmarrje tregojnë se mund të keni kancer në mushkëri sepse kanceri e zvogëlon rrjedhën e ajrit, apo shkakton akumulimin e fluideve rreth mushkërive.

Dhimbje në gjoks

Dhimbja në gjoks zakonisht shoqërohet nga kolli dhe dhimbja në shpinë.

Përveç kancerit në mushkëri, dhimbja në gjoks mund të paralajmëroj edhe për sëmundje tjera.

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Humbja e madhe e peshës në një periudhë të shkurtër është simptomë serioze e ndonjë sëmundje, veçanërisht nëse shoqërohet nga ligështia dhe lodhja.

Sidoqoftë, humbja e pesë kilogramëve pa pasur ndonjë ndryshim në dietën tuaj është shenjë e hershme e kancerit.

Kjo ndodh si rezultat i ndryshimeve metabolike që shkaktohen nga nevojat e qelizave kanceroze, e të cilat kërkojnë shumë energji.

Dhimbje në eshtra

Kur kanceri përhapet në eshtra, personi fillon të përjetoj dhimbje në eshtra, veçanërisht në boshtin kurrizor, në eshtrat e mëdhenj të kofshëve, brinjë dhe shpatulla.

Artikulli paraprakNikolic: Kurrë nuk e ndryshoj preambulën ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë
Artikulli vijuesKryeministri britanik: Nëse Britania del nga BE’ja, mund të rrezikohet paqja në Europë