Sipas Dayli Trust tre profesorë të universitetit amerikan në Nigeri kanë pranuar islamin. Ata u paraqitën para xhematit gjatë namazit të xhumasë të premten e kaluar në xhaminë e universitetit të Yolit.
Dr. Lionel Rawlings, një marinar amerikan në pension dhe ligjërues i sigurisë në AUN, spanjolli Dr. Gabriel Fuster, drejtor i zyrës informative pranë AUNI-it dhe anglezi Dr. Tristian Porvis ligjërues në shkollën e artit, shprehën gëzimin e tyre që iu bashkuan bashkësisë muslimane.
(Islampress)