Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë martesave të së njëjtës gjini.
Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.
“Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,” shprehet Basha.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.
Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t’i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.
“Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare”, shkruhet më tej në deklaratë.
Vendi prej ditësh është përfshirë në debat mbi një prej ndryshimeve kushtetuese të propozuara edhe në saje të Reformës në Drejtësi.
Neni i antidiskriminimit duket se krijon mundësinë që pjesë të Kodit të Familjes të ndryshohen dhe lejojnë martesat edhe mes çifteve homoseksuale.
Më herët ishte Kisha Katolike që doli kundër këtij ndryshimi.
“…Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë”, u tha në një deklaratë të kishës, e cila ndërkohë vuri në dukje se ishte pro mbrojtjes nga diskriminimi.
You Might also Like
A po dorëzohet shteti para krimit të të fortëve?
Nuk ka raport ndërkombëtar të BE-së, BB-së, FMN-së, ku flitet për Kosovën dhe në të…
By
4 Min Read
Ekstremisti Wilders dërgon mesazhin e tij anti Islam në Amerikë
Duke dërguar mesazhin e tij islamofob në shtetin amerikan të Kolorados, ekstremisti i djathtë holandez…
By
2 Min Read
Minsk – vendi ku diskutohet fati i Ukrainës
Presidenti bjellorus Lukashenko përpiqet të mbajë qëndrim neutral në krizën e Ukrainës. Por pamja e…
By
5 Min Read
Mentaliteti tekfirist (ISIS) i Arbanes
Dorlir Kraja Mentaliteti tekfirist (ISIS) i Arbanes Komenti i Arbana Xharres, duke perjashtuar gjithe keta…
By
1 Min Read
Kosova dënon dhunën në Siri
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën…
By
3 Min Read
Parada homoseksuale në Serbi: Mbështetje nga aktivistë shqiptarë!
Komuniteti gay në Serbi organizoi paradën virtuale brenda katër mureve, pasi qeveria ndaloi organizimin e…
By
3 Min Read
